Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Siria e Rusia dënojnë sulmin ajror të SHBA mbi forcat pro-Asad

Postuar: 19/05/2017 - 18:43

Siria dhe Rusia dënuan sot një sulm të rëndë ajror nga koalicioni i SHBA ndaj forcave pro-siriane në një zonë shkretëtire pranë kufirit lindor me Irakun dhe Jordaninë.

Avionët e koalicionit goditën një karvan militantësh që sipas tyre po avanconin brenda një zone të demilitarizuar.

SHBA po kryen një fushatë ajrore në Siri kundër grupeve terroriste dhe për sulmin e djeshëm tha se karvani ishte një kërcënim ndaj grupeve rebele të mbështetura nga SHBA.

"Ky sulm i djallëzuar nga i ashtuquajturi ‘koalicioni ndërkombëtar’ ekspozon falsitetin e pretendimit të tyre se gjoja po luftojnë terrorizmin", tha zëdhënësi i ushtrisë siriane, duke konfirmuar se bombat kishin vrarë "një numër njerëzish" dhe kishin shkaktuar dëme materiale.

Rusia e quajti sulmin "shkelje të sovranitetit të Sirisë".

"Veprime të tilla kundër forcave të armatosura siriane janë krejtësisht të papranueshme”, citohej të kishte thënë zv.ministri i jashtëm rus Gennady Gatilov, nga agjencia shtetërore RIA Novosti.

Disa burime rebele thanë se karvani përbëhej nga forca siriane dhe iraniane që shkonin drejt bazës së Tanf. Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se të paktën tetë njerëz ishin vrarë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 07:57

Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për “probleme të mëdha” në qoftë se ajo rifillon programin bërthamor që ra dakord për të frenuar, në një marrëveshje ndërkombëtare 2015.

Postuar: 25/04/2018 - 07:49

Këshilli i Europës ka shprehur shqetësimin e vet në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Turqi, më 24 Qershor të këtij viti.

Postuar: 24/04/2018 - 23:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në një lokal karaoke në zonën juglindore të Kinës.

Postuar: 24/04/2018 - 22:36

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë një gjest të pashembullt për homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke i fshirë me dorë zbokthin nga xhaketa e tij para se të bënin

Postuar: 24/04/2018 - 21:57

Alfie Evans, 2 vjeçari që mbijetoi edhe pasi iu fikën pajisjet që e mbanin në jetë, kundër parashikimeve të mjekëve, la në pritje me zemër të ngrirë njerëzit në Britani, Itali e

Postuar: 24/04/2018 - 19:49

Sheshi historik Oldehoofsterkerkhof në Leeuwarden, kryeqyteti i krahinës së Friesland në Holandë, është një qytet i mrekullueshëm, i çuditshëm dhe i pazakontë.

Erdogan i kërkon falje armenëve për vuajtjet, eviton fjalën ‘genocid’

Postuar: 24/04/2018 - 18:57

Në përvjetorin e 24 prillit, armenët në të gjithë botën kujtojnë ngjarjet tragjike të luftës së Parë Botërore kur rreth 1 milionë prej tyre u vranë ose vdiqën urie.