BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

Situata e COVID-19, Britania e Madhe merr lajmin e mirë pas dy javësh në bllokim kombëtar

Situata e COVID-19, Britania e Madhe merr lajmin e mirë pas dy javësh

Kurba e valës së dytë të koronavirusit duket se po stabilizohet në Mbretërinë e Bashkuar, pas dy javësh të plota të bllokimit kombëtar në Angli.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara sot nga Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, me profesorët Jonathan Van-Tam dhe Stephen Poëis, këshilltarë mjekësorë të qeverisë së Boris Johnson.

Sipas tyre në 24 orët e fundit infeksionet e reja ishin 20,252 në krahasim me një ditë më parë që ishin rreth 23,000, ndërsa numri i viktimave  511 në krahasim me dje që ishin 501.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i testeve ditore të përpunuara u rrit në pothuajse 400,000, një rekord absolut evropian. Ndërsa numri i viktimave i llogaritur që nga fillimi i pandemisë sipas parametrave të përbashkët për vendet e tjera tejkalon 54,000, piku i Evropës në numra absolutë, por më të ulët se Spanja, apo Belgjika dhe shumë afër Italisë në raport me popullsinë.

Më të lexuarat