BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Bota

Situata e koronavirusit/ Ky është shteti që rikthen izolimin, orë policore nga e shtuna

Situata e koronavirusit/ Ky është shteti që rikthen izolimin,

Franca do rikthejë izolimin e pjesshëm në qytetet më të mëdha për të ndalur përhapjen e shpejtë të koronavirusit në popullatë.

Presidenti francez, Emanuel Makron, njoftoi se nga dita e shtunë për deri 6 javët e ardhshme, qytetarët e Parisit, Marsejës, Tuluzës, Lionit dhe 5 qyteteve të tjera do u ndalohet qarkullimi në rrugë nga ora 9 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Për ata që shkelin urdhrin, gjobat do nisin nga 135 euro deri 1.500 euro për përsëritësit.Makron tha se vendi e ka humbur kontrollin e virusit që ka vrarë rreth 29 mijë veta në Francë.

Me masat e fundit synohet të shmanget izolimi i plotë dhe të ulet numri i të infektuarve përditë, nga 20 mijë mesatarisht në 3 apo 4 mijë, për ta bërë situatën më të menaxhueshme.

Për bizneset më të prekura nga masat, si bar-restorantet, teatrot apo kinematë që presin klientelë edhe pas orës 8 të mbrëmjes, qeveria pritet t’i kompensojë pjesërisht humbjet, por është pranuar se ekonomia franceze do të pësojë goditje të fortë nga ora policore.

Familjet më të varfra do të ndihmohen me 150 euro dhe 100 euro shtesë për fëmijë.

Por Franca nuk është i vetmi vend europian që përballet me një shpërthim të dytë epidemik.

Fqinji i saj, Gjermania, raportoi të enjten mbi 6,600 bartës të rinj të kovidit-19 duke thyer rekordin e pranverës dhe tashmë po përgatitet për rimbylljen e jetës publike para mesnatës.

Rregulla të ngjashme aplikon nga sot Holanda nga ora 10 e mbrëmjes, orar që është huazuar edhe në Angli ku ka hyrë në fuqi sistemi i klasifikimit me tri shkallë.

Në zonat me rrezik mesatar nga pandemia, lejohen takimet me jo më shumë se 6 persona; në zonat më të rrezikuara nuk lejohen vizitat në shtëpi; ndërsa në zonat shumë të rrezikuara rekomandohet për më tepër mbyllja e bareve dhe pabeve që nuk shërbejnë gatime.

Në rajonin spanjoll të Katalonjës, autoritetet kanë vendosur të mbyllin të gjitha bar-restorantet për 15 ditë; tri javë do qëndrojnë mbyllur shkollat, qytetet studentore dhe lokalet në Republikën Çeke, ndërsa në Italinë fqinje, kryeministri Xhuzepe Konte nuk e ka përjashtuar mundësinë që italianët t’i kalojë Krishtlindjet e sivjetme nën regjimin e karantinës.