BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Bota

Situata nga pandemia vazhdon të jetë e rënduar, 4 shtete të rëndësishme europiane shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtyjnë shtetrrethimin

Situata nga pandemia vazhdon të jetë e rënduar, 4 shtete të

Pandemia vazhdon të jetë kërcënuese për shumë shtete të botës, pasi numri i të infektuarve dhe i personave që humbin jetën vazhdon të mbetet i lartë.

Shteti ynë fqinj, Italia, ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e situatës së rëndëuar nga pandemia e koronavirusit.
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi sot vullnetin e qeverisë për të rihapur muzetë në zonat e vendit më pak të prekura nga epidemia e COVID-19, por gjithashtu dhe të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill. Këto masa do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 16 janari.

Njëzet rajone të Italisë janë aktualisht të ndara në tre tipe zonash, të verdha, portokalli dhe të kuqe, në funksion të gravitetit të situatës epidemiologjike lokale dhe çdo javë situata është rishikuar nga një komitet shkencor.

Pas Gjermanisë dhe Italisë edhe qeveria holandeze zgjat izolimin të paktën edhe për tre javë. Kryeministri Mark Rutte shprehet se janë të shqetësuar për shkak të variantit të ri të virusit dhe se gjendja në të cilën ndodhet Britania nuk është aspak optimiste.

Kryeministri i Danimarkës, Mate Frederiksen, deklaroi sot se vendi do të mbetet i mbyllur në përpjekjen për të luftuar valën e re të koronavirusit.