BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Bota

Situata pandemike, Biden: Do të dhurojmë 500 milionë doza të tjera Pfizer për këto vende

Situata pandemike, Biden: Do të dhurojmë 500 milionë doza të

SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim nga viti i ardhshëm.

Presidenti Joe Biden bëri premtimin në një samit virtual të mbledhur në kuadër të pandemisë së Covid-19, pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke premtuar një “arsenal vaksinash”.

Ekspertët thonë se rreth 11 miliardë doza kërkohen për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë globale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv minimal prej 40% të mbulimit të vaksinave në çdo vend deri në fund të vitit 2021. Por qëllimi nuk ka gjasa të përmbushet.

Ndërsa shumë vende me të ardhura të larta tani i kanë dhënë të paktën një dozë më shumë se gjysmës së popullsisë së tyre, vetëm 2% e qytetarëve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë dozën e parë, sipas të dhënave nga Universiteti i Oksfordit.