
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Situata para betimit të presidentit në SHBA, FBI nxjerr detajet çfarë ndodhi para sulmit në Kapitol

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021
FBI-ja thotë se kishte informacione zbulimi për dhunë të mundshme para trazirave në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.
Në një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e së mërkurës së kaluar, ku humbën jetën pesë vetë, pasi mbështetës të Presidentit Donald Trump hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, ndihmës drejtori i FBI-së, që drejton zyrën e Uashingtonit, Steven D’Antuono, e konfirmoi një gjë të tillë.
Më herët gazeta Washington Post njoftoi se një zyrë e FBI-së në Virxhinia kishte lëshuar një paralajmërim të brendshëm një ditë para se protestuesit që mbështesnin Presidentin Donald Trump të sulmonin Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, sipas së cilit, ekstremistët po planifikonin të vinin në Uashington dhe po flisnin për “luftë”.
“Në një varg postimesh në internet diskutoheshin thirrje konkrete për dhunë, përfshirë ‘bëhuni gati për të luftuar. Kongresi duhet të dëgjojë xhama që thyhen, dyer që rrëzohen me forcë, dhe gjakun e dedhur të ushtarëve të tyre skllevër të Black Lives Matter dhe Antifa-s’, thuhet në dokumentin e siguruar nga Washington Post.
“‘Bëhuni të dhunshëm. Mos e quani më marshim, tubim ose protestë. Shkoni të gatshëm për luftë. Ose fiton Presidentin ynë ose vdesim. ASGJË tjetër nuk do ta përmbushë këtë qëllim’”, thuhet në dokument. Ndërkohë në konferencën për shyp, zoti D’Antuono tha se FBI-ja ka hapur 160 dosje çështjesh në hetimin për sulmin në Kapitol.
Ai tha se FBI-së i ishin dërguar 100,000 video dhe fotografi nga persona të ndryshëm. Prokurori në detyrë i Distriktit të Kolumbias, Michael Sherwin tha se janë ngritur akuza për 70 çështje deri tani, dhe ai pret që ky numër të arrijë në qindra. Në Shtetet e Bashkuara, po rriten shqetësimet se sulmet ndaj Kapitolit javën e kaluar nga ekstremistët që mbështesin Donald Trump mund të kenë qenë fillimi i një sërë protestash ndoshta edhe me armë dhe të dhunshme në të gjithë vendin që në ditët deri në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, më 20 janar.
Byroja Federale e Hetimeve, FBI i tha të hënën Zërit të Amerikës se po analizon të dhëna që sugjerojnë se disa grupe ose individë mund të kërkojnë të nxisin dhunë ose të përfshihen në veprimtari kriminale në lidhje me transferimin e pushtetit./VOA
Më të lexuarat


Kjo ndodh për herë të parë në historinë e SHBA-së/ Çfarë ka ndodhur me Melania Trump pak orë para largimit nga Shtëpia e Bardhë

"E kanë mbytur", del autopsia e modeles që u gjet e pajetë në rrugë (DYSHIMET)

Çfarë po ndodh me të? U raportua i 'zhdukur' për 3 muaj, rishfaqet biznesmeni i njohur

"I madh sa Jupiteri, por 10 herë më i lehtë se ai", shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm që mund të ndryshojë gjithçka!

Në orët e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump bën lëvizjen e papritur

Joe Biden merr sot detyrën si president, amerikanët në ankth, 25 mijë trupa ushtarake për të garantuar rendin

Donald Trump mban fjalimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë: Ju tregoj rrezikun e madh që e pret vendin

Anthony Fauci merr dozën e dytë të vaksinës së Moderna-s, zbulon çfarë i ka ndodhur

Ishte duke raportuar në rrugë, gazetarja shtanget nga ajo çfarë i ndodh nga pas (VIDEO)

Shtyhen diskutimet në Parlament për zgjerimin me 12 milje të Greqisë, ministri Dendias falënderon opozitën: Për herë të parë…
