
KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë merr vendimin për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetues

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

“Situata vetëm do të përkeqësohet”/ ‘I fali’ skandalet seksuale deputetit të tij, çfarë pritet pas dorëheqjes së Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson? Zbardhen skenaret e fundit

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Korrik 2022

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do të njoftojë të enjten për dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore, raporton transmetuesi britanik BBC, pas dorëheqjes së ministrave të rinj dhe më shumë se 50 zyrtarëve të tjerë.
Ndërkaq, nga zyra e Johnsonit thanë se “kryeministri do t’i drejtohet kombit me një deklaratë” gjatë ditës së sotme.
Tetë ministra, përfshirë edhe dy sekretarë të shtetit, kanë dhënë dorëheqje më 7 korrik, duke e lënë të izoluar dhe pa fuqi politike Johnsonin dhe duke e shtyrë atë që të njoftojë për dorëheqje më vonë gjatë ditës, raportojnë mediat.
“Boris Johnson do të japë dorëheqje si lider i Partisë Konservatore”, tha redaktori i politikës në BBC, Chris Mason, duke shtuar se ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit deri në vjeshtë.
Në mesin e zyrtarëve që kanë dhënë dorëheqje janë edhe kancelari Nadhim Zahawi, i cili u emërua dy ditë më parë. Ai tha se situata “nuk është e qëndrueshme dhe vetëm do të përkeqësohet”.
Zahawi ishte emëruar pasi Rishi Sunak u dorëhoq dhe tha se nuk mund ta mbështeste më Johnsonin për shkak të një serie të skandaleve etike.
Po ashtu, sekretari për Irlandën, Brandon Lewis është në mesin e politikanëve që janë dorëhequr.
Pakënaqësitë në kabinetin e Johnsonit u shfaqën pas disa zbulimeve së fundmi lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale të ligjvënësit Chris Picher, ligjvënës konservator dhe u raportua se Johnson ishte në dijeni të këtyre ndodhive.
Javën e kaluar, Pincher dha dorëheqje pasi dolën ankesa se ai kishte ngacmuar dy burra në një klub privat. Kjo nxiti një seri raportimesh për pretendime në të kaluarën ndaj Pincherit. Menjëherë pas zbulimit të këtij skandali nisën edhe dorëheqjet e para nga kabineti i Johnsonit.
Nëse Johnson refuzon të japë dorëheqje, Partia Konservatore mund të iniciojë një mocion mosbesimi për ta shkarkuar.
Johnson i mbijetoi një mocioni të tillë mosbesimi më 6 qershor, edhe pse 41 për qind e ligjvënësve votuan që ai të largohej nga detyra. Sipas ligjeve partiake, duhet të kalojë një vit para se zyrtarët partiakë të mund të iniciojnë një mocion të ri mosbesimi.
Por, një grup i ligjvënësve konservatorë, që njihen si Komiteti 1922 ka fuqinë që të rishkruajë rregullat dhe mund të lejojë që të mbahet një mocion mosbesimi në një periudhë më të shkurtër kohore. Komiteti mundet që më së afërmi të hënën të vendosë për këtë çështje.
Johnson erdhi në pushtet më 2019, pasi shënoi fitoren më të madhe që kishte përjetuar Partia Konservatore.
Më të lexuarat


E rëndë/ Përplasen dy avionë, ka të vdekur

Katastrofa bërthamore shumë afër, Ukraina lëshon alarmin e kuq për termoncetralin nuklear të Zaporizhzhias

Rusia “fut hundët” në zgjedhjet italiane, Medvedev përplaset me Di Maion, ministri del me paralajmërimin e fortë: Ndërhyrje e papranueshme

Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Temperaturat do të shkojnë deri në 52 gradë celsius, ja vendet që do të godasë

Video/ Po bënin sërf në ujërat e Venecias, e pësojnë keq dy turistët, kyebashkiaku del me mesazhin urgjent

Moti i keq dhe stuhitë e frikshme bëjnë namin në Austri, humbin jetën 5 persona

‘Çmendet’ moti në Itali, dy të vdekur e tre të plagosur

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Gjermania merr vendimin e menjëhershëm

Kërcënimet ruse/ Zelensky i bën thirrje OKB: Duhet të garantoni sigurinë në termocentralin Zaporizhzhia

Rusia bën paralajmërimin e frikshëm: Ja kur do ti përdorim armët bërthamore
