BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x

Rajoni

S’ka “paqe” mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, qeveria e Prishtinës jep detajet: Reciprociteti, jashtë agjendës së takimit mes Kurtit e Vuçiç

S’ka “paqe” mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel,

Dy vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin sa i përket dokumenteve dhe targave ilegale nuk pritet të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Nga qeveria kosovare thonë se dy vendimet e fundit i përkasin vetëm institucioneve të Prishtinës dhe se marrëveshjet për reciprocitetin janë konkluduar në vitet e mëhershme në Bruksel dhe nuk mund të jenë temë e diskutimit. “Vendimet për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë që janë paraparë në marrëveshjet e dakorduara nga palët në të kaluarën, prandaj nuk mund të diskutohen në këtë mbledhje”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Krieziu. Menjëherë pas tensioneve në veri të Kosovës në 31 korrik, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së Joseph Borrell thirri Kurtin dhe Vuçiç për t’u takuar në Bruksel. Megjithëse dy liderët do të duhet të ishin takuar në fund të korrikut, në Prishtinë dhe Beograd dyshuan se takimi i gushtit do të fokusohej te tensionet në veri të Kosovës. Për këtë presidenti i Serbisë, Vuçiç tha se do të shkonte në Bruksel për të folur për reciprocitetin, por nuk priste asgjë nga qeveria kosovare. Të dielën, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë bërë thirrje qeverisë Kurti që të bashkë koordinohet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto dy forca politike në deklaratën e tyre të përbashkët dyshojnë se Kurti nuk është pajtuar me partnerët ndërkombëtarë për vendosjen e reciprocitetit.