BREAKING NEWS

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me
x
BREAKING NEWS

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin
x
BREAKING NEWS

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek dorëheqja për Shkëlzen Berishën, del videoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës që po qarkullon me shpejtësi

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek
x
BREAKING NEWS

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e rëndësishme dhe fatin e frikshëm që e pret Vladimir Putin: Në Shqipëri do krijonte një...

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e
x
BREAKING NEWS

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë, në pranga edhe drejtori i varrezave të Tufinës. Ja skema që përdornin për të vdekurit

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë
x
BREAKING NEWS

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/ Konferencë urgjente nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Po qarkullon nënvarianti i ri i Omicron

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin e Zi, Polonia përgatitet për luftë

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin
x

Bota

SKANDAL! Abuzonte seksualisht me 7 të mitura në apartament, arrestohet biznesmeni (EMRI+FOTO)

SKANDAL! Abuzonte seksualisht me 7 të mitura në apartament, arrestohet

Biznesmeni francez Jacques Bouthier u arrestua nga policia i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe abuzim seksual ndaj të miturve.

Për vite me radhë, biznesmeni 75-vjeçar dyshohet se ka abuzuar me vajza nga mosha 14 deri në 16 vjeç.

Adoleshentet jetonin të gjitha së bashku në një apartament të paguar nga milioneri francez.

Biznesmeni i trajtonte si skllave seksi dhe i nxirrte nga shtëpia kur mbushnin moshën madhore, për t’i zëvendësuar me vajza më të reja.

Bouthier është një figurë e njohur në botën e kompanive të sigurimit si themelues dhe drejtor i kompanisë Assu 2000.

Një e re 22-vjeçare ka denoncuar abuzimin ndaj të miturave, duke çuar në arrestimin e tij pak ditë më parë.

Vajza shkoi në një komisariat në Paris dhe u tregoi oficerëve për abuzimet që kishte pësuar në vitin 2016. Më pas ajo u shpjegoi policëve se ishte dëbuar nga banesa kur ishte rritur.

Sipas viktimës, 75-vjeçari i zgjidhte vajzat në rrugë, adoleshente në situata jashtëzakonisht të vështira familjare. Ai u premtonte vajzave strehim në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Si provë e akuzave, 22-vjeçarja i ka treguar policisë një video të drejtorit të Assu me një adoleshente 14-vjeçare.

Mediat franceze raportojnë se vajzat që janë mbajtur në apartament ndër vite janë konfirmuar 7, por ky mund të jetë një vlerësim provizor.

Kur 75-vjeçari kuptoi se vajza 22-vjeçare ishte gati ta denonconte, punësoi tre punonjës të shoqërisë së tij të sigurimit për ta gjetur, për ta çuar jashtë shtetit dhe për të zhdukur provat e abuzimit.

Por punonjësit nuk i zbatuan urdhrat dhe preferuan të shantazhojnë biznesmenin, duke i kërkuar një milion euro në këmbim të heshtjes. Që të tre u arrestuan.

Bouthier e themeloi kompaninë e tij në vitin 1975 në moshën 28-vjeçare. Kompania e tij ka 1800 punonjës që menaxhojnë 720.000 polica sigurimi në Francë.

Në vitin 2020, revista Challenges e vendosi biznesmenin në vendin e 487-të në renditjen e personazheve më me ndikim në Francë.

SKANDAL! Abuzonte seksualisht me 7 të mitura në apartament, arrestohet