BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Bota

Skandal disa miliarda dollarësh të fondit shtetëror, shpallet fajtor ish-kryeministri

Skandal disa miliarda dollarësh të fondit shtetëror, shpallet

Shpallet fajtor ditën e sotme për akuzat e korrupsionit që rëndojnë për ish kryeministrin e Malajzisë, në seancën e parë gjyqësore që lidhet me një skandal disa miliarda dollarësh të fondit shtetëror, 1Malaysia Development Berhad (1MDB).

Ky rast është konsideruar test për përpjekjet e Malajzisë për luftim të korrupsionit, andaj edhe mund të ketë ndikim të madh për politikën e kombit të Azisë juglindore.

“Pas analizimit të të gjitha të dhënave në këtë seancë, unë konsideroj se prokuroria ka paraqitur me sukses rastin e saj, përtej dyshimit të arsyeshëm”, ka thënë gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kuala Lampurit, Mohamad Nazlan Mohamad Ghazali.

Najib ka thënë se do të apelojë secilin vendim në gjykatën federale, derisa avokatët e tij kanë kërkuar që të shtyhet shqiptimi i dënimit.

Akuzat për korrupsion janë të ndëshkueshme me 15-20 vjet burgim.

Najib është përballur me shtatë akuza për shkelje të besimit, pastrim parash dhe abuzim me pozitën zyrtare, pasi supozohet se në mënyrë të paligjshme ka pranuar rreth 10 milionë dollarë nga fondi shtetëror.

Ai është deklaruar i pafajshëm.

Mirëpo kjo është vetëm një sasi e parave që Najib besohet se ka keqpërdorur nga ky fond.

Prokurorët kanë thënë që më shumë se 1 miliard dollarë fonde kanë arritur në llogaritë e tij personale, për të cilat përballet me 42 padi penale.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sasia e parave të vjedhura “nga njerëzit e Malajzisë është tronditëse”, derisa ish-Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, e ka përshkruar skandalin si kleptokracinë e llojit më të keq.