BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Bota

SKANDAL/ Zbulohet afera mes diplomatit dhe gazetares së medias së njohur, si dolën informacionet nga zyra e presidentit dhe çfarë shtoi dyshimet

SKANDAL/ Zbulohet afera mes diplomatit dhe gazetares së medias së

Mësohet se një aferë ka lindur mes ish-ambasadorit amerikan në Britani Kim Darroch një gazetareje të CNN. Aludohet se diplomati i ka kaluar informacione të klasifikuara secrete reporteres së CNN Michelle Kosinski.

Shtëpia e Bardhë dyshon se Michelle Kosinski është informuar nga Darroch dhe “afera” mes të dyve ka filluar në krye të vitit 2018, por vetë ish-diplomati mohon këto akuza. Ndërkohë që Darroch u largua nga posti vitin e kaluar, pasi në media rrodhën informacione ku ai e konsideronte presidentin Trump “inkopetent”.

66 vjecari, I martuar, tashmë po hetohet nga Departamenti I Drejtësisë. Hetimet nisën pas një varg artikujsh të Michelle Kosinski, 46 vjecare, që përmbanin informacione sensitive për administratën Trump.

Lordi Darroch dyshohet se ka informuar Kosinskin rreth planeve për drejtorin e ri të CIA që më vonë ndodhën. Kosinski gjithashtu raportoi për pkanet e Pompeo në një udhëtim në Korenë e Veriut për të kthyer tre qytetarë amerikanë. Nuk pati raportim por Shtëpia e Bardhë filloi të interesohej për gazetaren që po nxirrte informacione.

Kosinski ishte e para që po raportonte për planet e SHBA për sanksione ndaj Rusisë. Këto propozime secrete janë diskutuar në biseda private me aleatët në Francë, Gjermani dhe Britani përpara se të lajmëroheshin në 6 prill.

Një burim I tregoi The Sun se gazetarja Kosinski e dinte rreth sanksioneve përpara se ato të bëheshin publike. Ajo ishte në dijeni edhe të grindjes ndërmjet Donald Trump dhe ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara Nikki Haley.

Lordi Darroch ka 42 vite martuar dhe ka dy djem. Ai ka mohuar cdo lloj lidhje të tillë apo dhënien e informacioneve. Por mediat në britani shkruajnë se janë kapur mesazhe intime mes të dyve përpara se të takoheshin.

Miss Kosinski, që gjithashtu është e martuar e la detyrën e saj në CNN vetëm 5 muaj pasi diplomati amerikan u largua nga detyra.

Lord Darroch iku nga detyra në korrik të vitit të kaluar pasi në media dolën emailet e tij ku shkruante se Trump ishte “jokompetent”.