BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Bota

Skandali me maskat/ Deputeti ‘i babëzitur’ dorëzon menjëherë mandatin

Skandali me maskat/ Deputeti ‘i babëzitur’ dorëzon

Në Gjermani ka ndodhur një tjetër zhvillim, ku ka ndodhur një skandal korruptiv me maskat në Gjermani sjell një tjetër zhvillim. Deputeti kristiandemokrat në qendër të kësaj afere, Nikolas Loebel, ka dorëzuar mandatin e tij në Bundestag.

Loebel akuzohet se ka përdorur mandatin e tij si deputet për të siguruar disa marrëveshje për furnizimin me maska anti-Covid, që i kanë garantuar një fitim prej të paktën 250 mijë eurosh.

Skandali ka tronditur opinionin publik, ndërsa mediat kanë nisur ta etiketojnë deputetin si ‘zhvatës’ apo edhe ‘i babëzitur’. Ai ka përdorur pandeminë për të ndërmjetësuar disa marrëveshje për shitjen e maskave në zonën e tij elektorale.

Pasi u publikua skandali, deputeti kërkoi falje. Fillimisht ai tha se do të japë dorëheqje nga grupi parlamentar. Por ai tha se do e mbajë mandatin e tij deri më 31 gusht. Një valë indinjate shpërtheu jo vetëm në parti. Kjo bëri që deputeti të dorëzojë sot mandatin.

Gazeta BILD ka publikuar letrat që u ka dërguar deputeti kompanive të ndryshme për furnizimin me maska, çka i ka sjellë atij fitime të mëdha në kohën e pandemisë.