Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali që ka përfshirë Austrin/ Vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, vjen reagimi i fortë dhe ultimatumi i Merkel

Postuar: 18/05/2019 - 23:15

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur, pasi kancelari austriak ka dhënë dorëheqjen dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Merkel u shprh se skandali dëfton se çfarë bëjnë realisht partitë e ekstremit të djathtë në europë, kurse ajo shton se europianët duhet të mos votojnë të tilla parti politike.

Merkel këto komente i bëri kur u pyet rreth skandalit që përfshiu partinë austriake të ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, lideri i së cilës Heinz-Christian Strache dha dorëheqje të shtunën nga posti i Zëvendës-kancelarit, pasi një video ku ai shihej teksa ofronte kontrata shtetërore në këmbim të mbështetjes politike doli në publik.

“Na duhet të merremi me lëvizje populiste të cilat në shumë fusha janë përçmuese të këtyre vlerave, që dëshirojnë të shkatërrojnë Evropën e vlerave tona. Na duhet të kundërshtojmë këtë në formë të prerë”, tha Merkel.

Angela Merkel ia ka lënë në dorë fushatën Manfred Weberit, kryekandidati konservator në zgjedhjet e 23-26 majit. Weber, që gjithashtu foli në Zagreb, tha se skandali austriak ka arsyetuar qëllimin e tij që të mos mbështetet në votat e partive të ekstremit të djathtë në garën e tij për president të Komisionit të BE-së. “E djathta ekstreme dhe populistët janë të gatshëm të shesin patriotizmin e tyre dhe vlerat e vendit të tyre për përfitime tjera”, tha ai, duke iu referuar aferës austriake.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.