
Sali Berisha në depresion nga humbja e Kukësit, pranon në heshtje disfatën, në grupin e Bardhit rebelohet “rapsodi” Agron Gjekmarkaj

Frrok Çupi zbulon dy goditjet e bujshme që ka marrë Berisha-Meta dhe paralajmëron “tërmet” brenda “Foltores” pas zgjedhjeve të Kukësit, dyshja anti-SHBA drejt “Ferrit të Dantes”

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar, drejtoritë e FBI të Los Angelosit dhe Uashingtonit kanë plotësuar dosjen e kryeministrit shqiptar për aferën e McGonigal, priten letër-porositë drejt SHBA

FBI trondit politikën, amerikanët pritet të marrin në dorë pastrimin e parave në Shqipëri, kontrolle transfertave dhe pasurive të dyshimta, ja skema që po ndjek DASH

SHBA agjentë specialë në Tiranë për hetimin e bizneseve kriminale të politikanëve dhe krimit të organizuar, në sitë bankat, hipotekat, institucionet financiare, etj

Kukësi i jep dërrmën koalicionit anti-SHBA, kandidati i majtë mund i vetëm Berishën, Metën, Bardhin, Dulen, Ndokën dhe Dukën, ditë të zeza për aleancën “non grata”

Ja pse u detyrua McGonigal nga prokurorët të pranojë akuzën që implikon Ramën, raporti hetimor i kërkuar nga gjyqtarja Kotelly para vendimit do shërbejë si dosje akuze për të nisur hetimet ndaj kryeministrit shqiptar

Afera “McGonigal” trondit Ramën, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i bën thirrje DASH ta shpallin kryeministrin “non-grata” pasi ka korruptuar një ish-agjent të FBI për të “asgjësuar” opozitën

Skenari tronditës për Vladimir Putinin, fqinjët po kërkojnë të pushtojnë territoret e tij, ja si Rusia do të ndahet në 34 shtete

Shkruar nga Marsela Shytia 1 Qershor 2023

Rezistenca e Ukrainës ndaj pushtimit të Putinit ka shkatërruar idenë se Rusia e Vladimir Putin është e pathyeshme. Të gjithë e dinë se ajo nuk është perandoria e pamposhtur, ashtu siç ishte përpjekur për shumë kohë ta portretizonte veten si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Dhe ashtu siç Rusia po përpiqet të pretendojë Ukrainën si të sajën, e gjithë përpjekja po i kthehet si “boomerang” pasi vendet e tjera duket se po i “kthejnë sytë” nga toka ruse. “Kremlini duhet të jetë i kujdesshëm ndaj promovimit të një bote ku është e pranueshme të merren territore me forcë; ajo vetëm fton të tjerët të bashkohen dhe të pretendojnë pjesë të Rusisë, si të tyret”, kështu shkruan britanikja “The Telegraph”, duke ngritur alarmin për një skenar të ri, rrallëherë të diskutuar. Japonia ishte vendi i parë që theu heshtjen e saj pas pushtimit të plotë të Ukrainës vitin e kaluar, duke rikthyer në vëmendje Ishujt Kuril, të pushtuar nga Bashkimi Sovjetik 77 vjet më parë". Pastaj Kina filloi të vizatonte harta që e përcaktonin një pjesë të Siberisë dhe rajonit të Lindjes së Largët Ruse si të sajat.
Ndarja në 34 shtete
Në Poloni, ka narrativa që sugjerojnë se Rusia pushtoi rajonin e Kaliningradit në vitin 1945 dhe se Varshava ka të drejtë ta pretendojë atë si të vetin. Turqia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe madje edhe Ukraina mund të kenë interes për tokat ruse. Luftëtarët rusë që depërtuan në rajonin e Belgorodit nën flamurin ukrainas shërbyen si një kujtesë për Putinin se të tjerët gjithashtu mund të rimarrin "territoret e tyre". Kievi synon të rivendosë kufijtë e tij të vitit 1991 dhe t'i japë fund luftës. Teksa Moska ndjek zgjerimin e kufijve të saj evropianë, autonomitë kombëtare në Rusi dhe udhëheqësit e tyre planifikojnë dekolonizimin e Rusisë, duke ëndërruar ta ndajnë atë në 34 shtete të pavarura. Për momentin, lëvizjet nacionalçlirimtare mungojnë për shkak të shtypjes dhe persekutimit brenda Rusisë. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, disa rajone të Rusisë deklaruan sovranitetin e tyre shtetëror, por u detyruan të heshtnin. Këto rajone kanë kushtetuta që deklarojnë sovranitetin si shtete të veçanta, me traktate për ndarjen e pushtetit që rregullojnë marrëdhëniet e tyre me Moskën. Këto norma janë "të fjetura", por ato mund të aktivizohen sapo regjimi të demonstrojë paaftësinë e tij për të mbajtur nën kontroll perandorinë.
Lëvizja çlirimtare
Perspektiva për të fituar kontrollin mbi financat e tyre mund t'i shtyjë elitat lokale të kërkojnë pavarësi. Shkatërrimi i Çeçenisë u tregoi kombeve të tjera që u bashkuan me forcë me Rusinë se si Moska i trajton "separatistët". Megjithatë, Kremlini itrajton njerëzit e këtyre rajoneve në mënyrën më të keqe të mundshme, duke i dërguar në fushën e betejës në Ukrainë, si “mish për top”.Rajonet më të varfra në Rusi u prekën më shumë nga rekrutimi. Mitingje kundër luftës janë zhvilluar në Dagestan, Kalmykia dhe Buryatia, me udhëheqësit e republikave që kanë folur kundër rekrutimit. Ata mendojnë se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në bazë të përkatësisë etnike krahasuar me ata që banojnë në Shën Petersburg ose Moskë. Nëse shpërthen, lëvizja çlirimtare mund të përfshijë shumë rajone, duke i lënë regjimit vetëm ato territore të lidhura fort me narrativën ruse dhe pa vullnet për t'u çliruar nga sundimi perandorak.
“Bumerangu” i Rusisë
Qeveria ukrainase beson se ambiciet imperialiste të Rusisë duhet të përfundojnë me drejtësi për të gjithë. Ajo ka njohur Ishujt Kuril dhe Republikën Çeçene të Ichkeria si të pushtuara përkohësisht nga Rusia dhe mbështet politikanët e mërguar të pakicave kombëtare ruse. Ukraina këmbëngul se për të arritur një paqe të zgjatur në Evropën Lindore, trupat e Moskës duhet të largohen jo vetëm nga Krimea dhe Donbasi, por edhe nga Transnistria, Abkhazia, Nagorno-Karabaku. Është një ëndërr idealiste, thuajse e pamundur, sepse Putini nuk do të japë asnjë pëllëmbë tokë falas. Megjithatë, Moska do të bënte mire të përgatitej. “Ajo mund të përfundojë duke korrur atë që ka mbjellë, pasi tokat ruse janë shumë joshëse për fqinjët e saj, dhe qytetarët e saj të shtypur”, përmbyll “The Telegraph”.
Më të lexuarat


Shpërthim i fuqishëm në një karburant, raportohet për 125 viktima

Gjykata e Moskës refuzon apelin e liderit të opozitës ruse, Navalny habit me deklaratën: Të gjitha akuzat kanë motiv politik

Çfarë po ndodh? Koreja e Veriut shokon me deklaratën 'bombë': Jemi në prag të luftës bërthamore

Tronditëse! 14-vjeçari godet për vdekje të miturin, merret vendimi për adoleshentin

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, VOA: Debati republikan nën hijen e një simboli konservator

Çfarë po ndodh? Klientët hidhen nga dritaret e sallës së bilardos, raportohet për viktima dhe të plagosur

CNN: Shkencëtarët parashikojnë formimin e një “superkontinenti”, ku njerëzit nuk do të mund të jetojnë

Britania arreston pesë shtetas bullgarë, zbulohet arsyeja e fortë

Gjendet trupi i pajetë i një 24-vjeçareje, zbardhen dyshimet e para

Ndodh e papritura/ Shkrin akulli në Antarktidë, shënohet sipërfaqja më e ulët e akullit për dimrin në polin jugor
