BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x

Bota

Sot takimi mes Biden dhe Putin, nuk priten shumë rezultate, situatë aspak optimiste në raportet SHBA-Rusi

Sot takimi mes Biden dhe Putin, nuk priten shumë rezultate, situatë

Ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës, situata nuk duket aspak e favorshme për arritjen e vendosjes së marrëdhënieve më të mira mes dy vendeve apo edhe uljen e tensioneve në deklaratat mes dy liderëve. Një zyrtar i lartë i administratës Biden u tha gazetarëve se nuk parashikoheshin rezultate madhore nga takimi që po pritet me interes të madh. Ndërkohë presidenti Biden, gjatë samitit të NATO-s ka dërguar mesazhe të forta kundrejt shefit të Kremlinit. Zoti Biden i kërkoi Putin të lërë pas veprimet provokuese drejtuar kundër SHBA dhe aleatëve të saj. Biden deklaroi se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shënjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera. “Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë”, është shprehur ai.

Qëndrimi rus

Sakaq, një nga ndihmësit e Kremlinit ka njoftuar se e vërteta është që nga Samiti që do të mbahet më 16 qershor mes presidentit Putin dhe Joe Biden, nuk pritet të sjellë marrëveshje konkrete, mirëpo takimi do të mund të jetë i dobishëm. VOA raporton se Këshilltari për punë të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, u ka thënë gazetarëve ditën e djeshme se agjenda është konfirmuar përmes një bisede telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. “Stabiliteti bërthamor, ndryshimet klimatike, siguria kibernetike dhe burgosja e shtetasve amerikanë dhe rusë në këto dy shtete, do të jenë tema kyçe të agjendës. Nuk jam i sigurt se do të arrihet ndonjë marrëveshje. E shoh këtë takim me optimizëm praktik”, ka thënë Ushakov. Sakaq, Putin tha se marrëdhëniet ruso-amerikane, në vitet e fundit, janë flijuar si pasojë e përpjekjeve në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke iu referuar marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA, Putini deklaroi se ata janë të gatshëm të punojnë me Amerikën në shumë fusha. "Në marrëdhëniet ndërkombëtare stabiliteti dhe parashikueshmëria janë vlerat më të rëndësishme. Nga partnerët tanë amerikanë ne nuk kemi parë asgjë në lidhje me këtë në vitet e fundit. Marrëdhëniet ruso-amerikane janë flijuar për luftën e brendshme politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e fundit", u shpreh Vladimir Putin. Biden, i cili në muajin mars ka thënë se beson që Putin është “vrasës”, e ka përshkruar presidentin rus si “të ashpër” dhe “kundërshtar të denjë”.