Spanjë, Podemos nis mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rajoy

Postuar: 19/05/2017 - 19:04
Partia spanjolle anti-BE dhe anti-masa kursimi Podemos, depozitoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit konservator Mariano Rajoy, duke kundërshtuar korrupsionin dhe reformat ekonomike të kreditorëve për të cilat thotë se po rrënojnë ekonominë.
Podemos ka marrë një të pestën e votave në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe radikalët kanë nevojë për ndihmën e partive të tjera për të fituar.
Podemos i ka rrënjët në protestat e gjera ndaj krizës ekonomike të Spanjës dhe mocioni është në fakt ndaj socialistëve PP që janë pjesë kryesore e qeverisë së koalicionit. "Ka një alternativë serioze ndaj PP. Një alternativë që respekton të drejtat e njeriut dhe nuk toleron regjimet autoritare apo bastisjen e fondeve publike”, tha zëdhënësja e Podemos, Irene Montero para depozitimit të mocionit.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/