Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Stephen Hawking dhe mesazhet e tij prekëse për depresionin

Postuar: 14/03/2018 - 13:25

Më 7 janar të vitit 2016, gjatë një leksioni në Institutin Mbretëror të Londrës, Stephen Hawking i'u kishte përcjellë këto mesazhe atyre që vuajnë nga depresioni:

“Mesazhi i këtij leksioni është se vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa duken. Nuk janë burgje të përjetshme siç është menduar dikur. 
Gjërat mund të dalin jashtë nga vrima e zezë dhe me shumë mundësi të shkojnë në një univers tjetër. Pra nëse ndiheni se jeni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë , ka një dalje…
Mbani mend t’i shikoni yjet dhe jo këmbët. Përpiquni t’i jepni kuptim asaj që shihni dhe mendoni se çfarë e bën universin të ekzistojë. Bëhuni kureshtarë. Dhe sado e vështirë që mund të duket jeta, gjithmonë do të ketë diçka që mund ta bëni dhe të keni sukses aty. Rëndësi ka vetëm të mos hiqni dorë” ka thënë Hawking.

Si një njeri që ka kaluar nëpër pengesa dhe sfida të mëdha, këto këshilla nuk do të mund të vinin nga një vend më i mirë

Vlen theksohet se profesori Hawking ishe diagnostikuar me sëmundjen motorike të neuroneve në vitin 1963 kur ishte vetëm 21 vjeç, dhe doktorët i kishin thënë se do të jetonte vetëm dy vjet.

Por, kjo nuk e ndali atë të mësohej t’i vlerësonte të mirat që i kishte.

“Edhe pse ka qenë fatkeqësi diagnostikimi me sëmundjen që kam, unë kam qenë shumë fatlum në thuajse çdo gjë tjetër. Është gjithashtu e rëndësishme të mos zemëroheni, pavarësisht sa vështirësohet jeta sepse mund t’ humbni të gjitha shpresat nëse nuk mund të qeshni me veten dhe jetën në përgjithësi”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 36

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 16:33

Dy deputetë italianë duket se kanë përzier pasionin me politikën, pasi u regjistruan fshehurazi duke bërë seks në një banjë në Dhomën e Ulët të Deputetëve në Romë.

Postuar: 09/12/2018 - 09:51

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që pushtuan zemrën

Postuar: 08/12/2018 - 22:43

Në janar Kongresi amerikan do të rishikojë paketën e sanksioneve ndaj Rusisë, prandaj Banka Qen

Postuar: 08/12/2018 - 22:27

Teksa protestat e dhunshme në Paris po vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes dhe është njoftuar se

Postuar: 08/12/2018 - 20:16

Protestat anti-qeveritare në Francë, krijuan një monstër, tha ministri i Brendshëm francez Chri

Postuar: 08/12/2018 - 17:24

Policia e Egjiptit tha sot se ka vrarë dy sulmues autorë të sulmit të muajti të kaluar ndaj një

Postuar: 08/12/2018 - 17:12

Minsitrii brendshëm i Italisë Matteo Salvini mbushi sot sheshin kryesor të Romës me mijëra mbës