
Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

Stoltenberg i jep mesazhin e qartë Rusisë: Nëse Putin prek një shtet të NATO-s, do të përfshihemi menjëherë

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Gusht 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, JensStoltenberg, tha dje se nuk duhet të lejohet që Rusia ta fitojë luftën që ka nisur kundër Ukrainës. Ai tha se kjo luftë ka krijuar momentin më të rrezikshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.Duke folur nga Norvegjia më 4 gusht, Stoltenberg tha se aleancës dhe shteteve anëtare ndoshta do t’iu duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë tjetër për një kohë të gjatë, në mënyrë që Rusia të mos ketë sukses në pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës që e nisi më 24 shkurt.“Është në interesin tonë që ky lloj i politikës së agresionit të mos ketë sukses”, tha Stoltenberg.“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai dhe shtoi se “çfarë po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme, por situata do të ishte edhe më e keqe nëse do të kishte një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”.Stoltenberg edhe një herë përsëriti qëndrimi se aleanca është e vendosur që të mbrojë të 30 shtetet anëtare.“Nëse presidenti Putinmendon të bëjë diçka të ngjashme ndaj një shteti të NATO-s, siç ka vepruar kundër Gjeorgjisë, Moldavisë apo edhe ndaj Ukrainës, atëherë të gjitha shtetet e NATO-s do të përfshiheshin menjëherë”, tha Stoltenberg.Lufta në Ukrainë më herët ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të kërkojnë anëtarësim në NATO. Deri më tani, 23 nga 30 shtetet anëtare kanë ratifikuar kërkesën për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në aleancë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.“Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, një shteti të pavarur dhe demokratik me mbi 40 milionë banorë, por po ashtu është sulm ndaj vlerave tona dhe rregullit botëror që ne duam”, tha shefi i NATO-s.Pas pushtimi rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia dy shtete tradicionalisht neutrale aplikuan për anëtarësim në NATO.
Më të lexuarat


FBI kontrolle në shtëpinë e Trump, prokurori i përgjithshëm habit me deklaratën: E urdhërova unë personalisht, ja pse

FBI bastisi rezidencën e Donald Trump/ Si nisi hetimi, çfarë dyshonin hetuesit se fshihte ish-Presidenti i SHBA!

Tensione mes Rusisë dhe SHBA-ve/ Provokojnë avionët ushtarak rusë, fluturojnë mbi hapësirën ajrore amerikane

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Shpërthime të fuqishme shumë pranë Ukrainas

Video/ Moska ‘pushtohet’ nga tymi dhe flakët, çfarë ndodhi në njësinë ushtarake?

Ky vend i BE planifikon të marrë vendimin drastik, u ‘bën gjëmën’ rusëve

“Akulli po zhduket”, shkencëtarët japin alarmin: Arktiku është ngrohur shumë shpejtë, ja arsyet kryesore të kësaj katastrofe

E frikshme/ Franca përfshihet nga flakët, 10 mijë banorë lënë banesat të tmerruar

“Nuk ka asnjë gjasë që Putin të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës”, deklarata e fortë e Sekretarit britanik të Mbrojtjes: Kremlini ka dështuar, pritshmëritë e presidentit rus...

Çfarë po ndodh në SHBA? Një person kërcënon me armë ndërtesën e FBI-së, policia i vihet në ndjekje si në filma
