BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Studimet zbulojnë se cilët persona në varësi të llojit të gjakut kanë predispozitë më të lartë prekjeje nga Covid dhe nevojë për oksigjen

Studimet zbulojnë se cilët persona në varësi të llojit

Një tjetër studim ka gjetur një lidhje midis rreziqeve për infeksion të rëndë nga koronavirusit dhe gjakut të tipit A. Sipas studiuesve, gjenetika mund të bëjë më të prekshëm 6% të njerëzve me këtë lloj gjaku.

Shkalla më e lartë e sëmundjes së rëndë nga COVID-19 në mesin e njerëzve me gjak tip A u raportuan për herë të parë nga shkencëtarët në Kinë.

Tani, një ekip studiuesish gjermanë të Universitetit të Kielit studiojnë gjenomin njerëzor për të portretizuar pjesët e ADN-së që mund të predispozojnë njerëzit ndaj prekjes së rëndë nga COVID-19 dhe kanë gjetur një rrënjë gjenetike të zakonshme të përbashkët nga shumë prej këtyre pacientëve dhe ata me gjak të tipit A.

Këta pacientë kishin 50 për qind më shumë të ngjarë të kishin nevojë për mbështetje të oksigjenit ose të viheshin në ventilatorë mekanikë, krahasuar me ata me lloje të tjera gjaku.