
‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Studimi britanik zbulon metodën efikase kundër Covid: Nxit përgjigjen më të mirë imunitare

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2021

Një studim i madh në Britani tregon se vaksinat kundër koronavirusit mund t’u japin njerëzve reagim më të mirë imunitar nëse përzihen.
Studimi përmend si shembull vaksinimin me AstraZeneca ose Pfizer/BioNTech për herë të parë dhe, rreth nëntë javë më vonë, me Moderna.
“Kemi vërejtur përgjigje shumë të mirë imunutare… në fakt, më të mirë se nga [vaksinimi] me dy doza të vaksinës Oxford/AstraZeneca”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters profesori i Universitetit të Oksfordit, Matthew Snape.
Ai tha se gjetjet mund të jenë një gjë pozitive për vendet më të varfra, që mund të kenë nevojë të kombinojnë lloje të ndryshme të vaksinave, nëse furnizimet me një lloj mbarojnë.
“Mendoj se të dhënat nga ky studim do të jenë veçanërisht interesante dhe të vlefshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha ai.
Studimi i Universitetit të Oksfordit, i cili u botua në revistën mjekësore Lancet, është kryer në 1,070 vullnetarë. Sipas tij, përzierja e vaksinave nuk ka ngritur asnjë shqetësim për sigurinë.
“Nuk keni nevojë të lidheni me marrjen e së njëjtës vaksinë për dozën e dytë”, tha Snape.
Banka Botërore, ndërkohë, tha se financimet e saj kanë ndihmuar deri më tani në shpërndarjen e 100 milionë dozave të vaksinave në të gjithë botën.
Ajo tha se do të arrijë shifrën prej 150 milionësh deri në fund të muajit, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve.
Shefi i Bankës Botërore, David Malpass, tha se ky institucion ka bërë kontrata për gati 300 milionë doza.
Në qytetin amerikan të Nju Jorkut, autoritetet e bënë të detyrueshëm vaksinimin për fëmijët nga 5 vjeç dhe për punëtorët në të gjitha kompanitë e sektorit privat.
Afati për të 184,000 bizneset në Nju Jork, për t’iu kërkuar punonjësve të tyre të dëshmojnë se janë të vaksinuar, është data 27 dhjetor, tha kryebashkiaku Bill de Blasio.
Fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç duhet të marrin së paku një dozë deri më 14 dhjetor dhe fëmijët 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen plotësisht deri më 27 dhjetor, për të hyrë në restorante dhe për të marrë pjesë në aktivitete shkollore, të tilla si sportet, muzika dhe kërcimet.
“Vaksinimi është mënyra për të dalë nga kjo pandemi dhe këto janë masa të guximshme për t’i inkurajuar banorët e Nju Jorkut që të mbajnë veten dhe komunitetet e tyre të sigurta”, tha de Blasio.
Eric Adams, i cili do ta zëvendësojë de Blasion si kryetar bashkie në janar, do t’i rishikojë detyrimet për vaksina dhe veprimet e tjera për të luftuar pandeminë e koronavirusit kur të marrë detyrën, tha zëdhënësi i tij.
Detyrimet për vaksinim janë shndërruar në një çështje përçarëse në Shtetet e Bashkuara, ashtu sikurse edhe në të gjithë botën.
Urdhri për vaksinim, që ka dhënë më herët presidenti Joe Biden për kompanitë me 100 punëtorë ose më shumë, është shtyrë muajin e kaluar nga një gjykatë e apelit në SHBA./REL
Më të lexuarat


“Duhet të armatosim edhe...”/ Rreziku rus, Sekretarja e Jashtme britanike del me deklaratën e jashtëzakonshme

Ndryshon strategjia/ Propozimi i ri i Zelenskyt për të ‘goditur’ Rusinë së bashku me shtetet aleate, presidenti thirrje urgjente: Firmosni që Moska të paguajë…

Kina mashtron Perëndimin, Xi Jinping në fshehtësi të plotë po i mbush xhepat me para Vladimir Putinit, ja prapaskenat e bujshme

Rezervat botërore të ushqimit në rrezik, paralajmërimi i frikshëm që po frikëson Evropën

Bëhen gati raketat atomike dhe aeroplanmbajtëset, ja fronti i ri sekret i luftës midis NATO-s dhe Rusisë që do të tronditë gjithë botën

Shoigu kërcënon Evropën, Rusia i përgjigjet zgjerimit të NATO-s me baza të reja ushtarake, ja çfarë do të ndodhë deri në fund të vitit

Zbardhet mesazhi nga SHBA për Serbinë, ja kërkesa e fortë e Joe Biden për Kosovën

“Raketat tona mund të shkatërrojnë gjysmën e bregdetit të SHBA”, aleati i Vladimir Putinit kërcënon hapur perëndimit dhe i mburret fëmijëve për katastrofën që mund të shkaktojnë

“Është me rëndësi të madhe që Bosnja të mbetet neutrale”, lideri serb në Bosnjë i del kundër BE-së: Nuk mund t’i bashkohemi sanksioneve ndaj Rusisë!

Rusia nuk ndalet në Ukrainë, vijon bombardimet, Zelensky: Donbasi është kthyer në një ferr të vërtetë
