Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi: Ndërhyrjet në zemër nuk sjellin avantazh më shumë se mjekimet apo stili i jetesës

Postuar: 16/11/2019 - 21:46

Një studimi gjerë ndërkombëtar i drejtuar nga universitetet e Stanford dhe të Neë York në SHBA zbuloi se procedurat e ndërhyrjes nuk ndikojnë më shumë se mjekimet apo ndryshim i stilit të jetesës për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, të cilat janë të rënda por të qëndrueshme.
 
Pacientët me sëmundje zemre të rënda por të qëndrueshme, të cilët trajtohen me mjekime dhe këshilla për stilin e jetesës, nuk janë më shumë të rrezikuar nga ataku kardiak sesa pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë, thotë studimi.
 
Por testimet tregonin se mes pacientëve ne sëmundje të arterieve koronare që kishin simptoma të anginës — dhimbje gjoksi nga kufizimi i qarkullimit drejt zemrës— trajtimi me operacion kishte më shumë avantazh në përmirësimin e cilësisë së jetës.
 
 “Për pacientët që nuk dëshirojnë të kalojnë ndërhyrjet, këto rezultate janë mjaft siguruese. Rezultatet thonë se nuk duhet doemos të operoheni për të parandaluar atakun kardiak”, tha profesori i mjekësisë klinike David Maron, duke shtuar se studimi kishte matur dhe studiuar shkakun e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, atakët kardiakë, shtrimet në spital nga zemra dhe rikthimi në shëndet pas atakut kardiak.
 
Në studim ishin përfshirë 5,179 pacientë në 320 qytete të 37 vendeve, duke reflektuar praktikat aktuale klinike, dhe zbuloi se ka pak prova se procedurat e ndërhyrjes janë më efektive sesa thjesht trajtimi i pacientëve me mjekime si aspirina apo statina.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 19:29

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Postuar: 07/12/2019 - 18:31

Greva kundër reformës në pensione ka zhytur Francën në kaos.

Postuar: 07/12/2019 - 17:37

Teksa ka mbërritur tashmë në Madrid, pas turneut në SHBA kjo mbajti fjalime të zjarrta mjedisor

Postuar: 07/12/2019 - 16:51

Një shpërthim gazi në një ndërtesë apartamentesh banimi në lindje të Sllovakisë ka lënë sot sht

Postuar: 07/12/2019 - 16:42

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës.

Postuar: 07/12/2019 - 16:01

Pilotët e forcave ajrore ruse u filmuan teksa fluturonin avionët e rëndë Su-34 në manovrat mbi

Postuar: 07/12/2019 - 15:48

Një grua indiane ka vdekur sot nga plagët e saj pasi iu vu zjarri gjatë rrugës për në gjykatë k