Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studiuesit francezë ngrenë alarmin për ndryshimin e klimës

Postuar: 11/09/2018 - 08:45

Me një hap të pazakontë 700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike. Në apelin e publikuar nga gazeta “Liberation” ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale. Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me “ndryshime të menjëheshme në kuadër të objektivave të qarta dhe ambicioze” deri në vitin 2023.

Një marrëveshje është shumë pak
Ndryshimi i klimës është realitet gjithnjë e më shumë i ndjeshëm, shkruajnë studiuesit. Si për shembull përmes rritjes së temperaturave mesatare, shkrirjes së akullnajave, rritjes së nivelit të detit, shkatërrimit të ekosistemeve. “Fjalimet nuk mjaftojnë siç e tregojnë shifrat e emetimeve të gazrave karbonikë”, kritikojnë ekspertët, ku bëjnë pjesë edhe fizikantë dhe ekonomistë.

Studiuesit kritikojnë ngadalësinë e ecjes përpara të luftës kundër ngrohjes globale. Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit, 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 grad Celcius. Por një projekt i përmasave të tilla nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie, theksojnë studiuesit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 09:31

Zëvendëspresidenti venezuelian dhe ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez njoftoi mbrëmë në Karacas se tre persona të tjerë ishin arrestuar, me dyshimin si të përfshirë drejtpërsëdrejti në sulmin me avion shpërthyes

Postuar: 24/09/2018 - 09:28

Policia italiane ka arrestuar 18 persona.

Postuar: 24/09/2018 - 09:11

Ditën e sotme ka filluar aplikimi i valës së re të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj mall

Postuar: 24/09/2018 - 08:06

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se Evropa duhet të përgatitet për ndry

Postuar: 24/09/2018 - 07:23

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur ishullin Guam të Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur U.

Postuar: 23/09/2018 - 22:00

Ky është momenti shokues kur tre të rinj të dehur mbi një motor përfshihen në një aksident të rën

Postuar: 23/09/2018 - 21:06

Kur votimi për referendumin për emrin e Maqedonisë është në afatet e fundit, Sekretari i përgjith