Bota

Stuhia doli që ishte bekim, gëzohet e festohet për kontrollin e zjarreve

Stuhia doli që ishte bekim, gëzohet e festohet për kontrollin e

“Pas një sezoni tepër traumatik, i gjatë dhe problematik, për shkak të zjarreve që përfshinë shumë zona, mund të themi se flakët janë vënë nën kontroll. Për të arritur këtë objektiv u desh shumë punë nga zjarrfikësit, shërbimet e emergjencës dhe komuniteti”.

Kështu deklaruan autoritetet e Zjarrfikëses, duke thënë lajmin e mirë se zjarret janë vënë nën kontroll.

Vullnetarët dhe Ushtria po lënë të lirë kafshët që i futën në vende të sigurta.

Por, një ndihmë e madhe dhe një bekim ishte edhe stuhia që pushtoi Australinë, e cila bëri një pjesë të punës për mos të rënduar situatën.