Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Stuhia e fuqishme/ 5 viktima dhe qindra të bllokuar nga uragani në SHBA

Postuar: 15/09/2018 - 13:29

Mbi 1,7 milionë banorë në SHBA u urdhëruan të braktisin shtëpitë në 2 Karolinat dhe në Virxhinia për shkak të kërcënimit që vinte nga uragani “Florence”, e cilësuar si stuhia më e fuqishme që ka goditur vendet e Amerikës në dekadat e fundit. Por ka patur edhe nga ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë pas duke mos e marrë seriozisht kërcënimin, apo edhe nga frika e vjedhjeve.
 
Fatkeqësisht mes tyre ka qenë edhe një familje, mbi banesën e të cilëve ka rënë një pemë që është rrëzuar për shkak erës së fortë. Brenda saj ndodhej një nënë bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe, e ish-bashkëshorti i saj.
 
Fatkeqësisht, edhe pas ndihmës së zjarrfikësve, gruaja dhe i vogli i saj nuk shpëtuan dot, duke e çuar në 5 numrin e personave që “Florence” u ka marrë jetën në ditën e parë të “sulmit” mbi tokë. Ndërkohë që më herët u raportua se të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:57

Në shkretëtirën Thar të Pakistanit, 18 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, gjatë një nate vdekjeprurëse me rrufe.

Postuar: 15/11/2019 - 21:02

Franca u ka dërguar vendeve të BE draftin me metodologjinë e re për zgjerimin, në të cilin kërkon

Postuar: 15/11/2019 - 20:48

Sëmundja e pagëzuar me emrin “Vdekja e Zezë” është rikthyer.

Postuar: 15/11/2019 - 20:08

Shembet kupola e një xhamie gjatë ndërtimit në Turqi.

Postuar: 15/11/2019 - 18:48

Drejtori i medias italiane ''Campani News'' Mario De Michele u sulmua nga persona

Postuar: 15/11/2019 - 18:29

Mos u gënjeni nga ajo që shihni në televizion pasi natyra në fakt nuk është madhështore sa në d

Postuar: 15/11/2019 - 16:33

Rrufetë kanë goditur dhe vrarë të paktën 18 njerëz dhe kanë plagosur dhjeta të tjerë gjatë një