BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x
BREAKING NEWS

Berishës i vijnë sinjale të këqija, prokuroria në presion nga amerikanët për arrestimin e tij, dyshi i ambasadës vizitë blic në selinë e PD

Berishës i vijnë sinjale të këqija, prokuroria në
x

Bota

Sudani nën pushtetin e ushtrisë, grushti i shtetit përmbys ekzekutivin dhe arreston krerët e qeverisë civile, vendi në kaos

Sudani nën pushtetin e ushtrisë, grushti i shtetit përmbys

Sudani ka qenë kryefjala e ditës së djeshme, si pasojë e një grushti shteti ku ushtria ka shpërbërë sundimin civil, ka arrestuar udhëheqës politikë dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. BBC raporton se protestuesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, Khartoum dhe qyteteve të tjera dhe ka raportime për të shtëna me armë. Udhëheqësi i grushtit të shtetit, gjenerali Abdel Fattah Burhan ka fajësuar mosmarrëveshjet e brendshme politike për krijimin e një klime ku grushti i shtetit u pa si zgjidhja e vetme. Grushti i shtetit erdhi në një kohë kur tensionet midis autoriteteve ushtarake dhe civile të vendit në tranzicion ishin goxha të larta. Të dyja palët kanë ndarë pushtetin që nga përmbysja e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019. Por tensionet janë rritur që kur një përpjekje për grusht shteti që iu atribuohet ndjekësve të Bashirit dështoi në shtator dhe u krijua një qeveri tranzitore. Ushtria dhe trupat paraushtarake janë vendosur në të gjithë kryeqytetin, aeroporti i Khartoum është mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar. Interneti është gjithashtu i fikur. Një raportues për BBC në Khartoum, ka njoftuar se një numër i madh protestuesish kërkojnë kthimin e sundimit civil dhe se demonstratat janë përhapur në disa qytete të tjera, përfshirë qytetet Atbara, Wad Madani dhe Port Sudan. Ndërkohë që grushti i shtetit ende është duke ndodhur, më shumë protestues pritet të jenë dalin në rrugë pas thirrjeve për veprim nga partitë politike dhe sindikatat. Në deklarata për mediat e mëdha botërore, protestuesit sigurojnë se nuk do të largohen nga rrugët deri në kthimin në pushtet të qeverisë civile, madje ishin të gatshëm të jepnin jetën për një tranzicion demokratik në Sudan. Pamjet e shpërndara kudo në rrjet, tregojnë grupe protestuesish, mes tyre edhe shumë gra, të cilët krijonin barrikada me goma të cilave iu vihej flaka. "Ka tension dhe gjithashtu dhunë sepse njerëzit u përpoqën të shkonin në kazermat e ushtrisë, por u ndeshën me të shtëna me armë zjarri", tha mbrojtësja e të drejtave të njeriut Duaa Tariq për BBC. Ajo shtoi se ka frikë dhe konfuzion në rrugë, por edhe solidaritet mes protestuesve.

Arrestime

Kryeministri Abdallah Hamdok dhe gruaja e tij janë mes atyre që raportohet se janë arrestuar dhe vënë në arrest shtëpiak, së bashku me anëtarët e kabinetit të tij dhe udhëheqës të tjerë civilë. Një deklaratë nga ministria e informacionit në Facebook tha se të arrestuarit po mbaheshin në "një vend të paidentifikuar". Në deklaratë bëhej gjithashtu me dije se Hamdok kishte qenë në presion për të pranuar grushtin e shtetit, por në vend që të bënte këtë ai u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë me protesta paqësore për të mbrojtur revolucionin. Një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit, Adam Elhiraika, i tha BBC-së se grushti mund ta çojë Sudanin përsëri në një luftë civile, duke shtuar se "rreziku është jashtëzakonisht i lartë". Edhe pse Sudani mbetet në një krizë të thellë ekonomike, ai kishte marrë më shumë mbështetje ndërkombëtare. Një qeveri ushtarake do ta rrezikonte këtë mbështetje.

Reagimi ndërkombëtar

Liderët botërorë kanë reaguar me alarm ndaj lëvizjes së ushtrisë. I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Sudanin dhe Sudanin e Jugut, Robert Fairweather, shkroi në Twitter se arrestimet ushtarake të udhëheqësve civilë ishin "një tradhti ndaj revolucionit, tranzicionit dhe popullit sudanez". Bashkimi Afrikan, anëtar i të cilit është Sudani, tha se kishte mësuar me "zhgënjim të thellë" të situatës dhe bëri thirrje për "respektim të rreptë të të drejtave të njeriut". SHBA-ja ka kundërshtuar veprimet e ushtrisë dhe ka thënë se personat në arrest shtëpiak duhet të lirohen. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se dënon ashpër grushtin e shtetit në Sudan dhe siguroi se OKB do të qëndrojë popullin e Sudanit. Bashkimi Europian dhe Liga Arabe kanë shprehur gjithashtu shqetësim të thellë. Sudani nuk ka qenë në gjendje të gjejë një sistem politik funksional që nga pavarësia në 1956 dhe ka parë grusht shteti dhe përpjekje të shumta për grusht shteti.

 

Më të lexuarat