BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Bota

Sulm terrorist në Paris, policia qëllon autorin për vdekje (Detajet e para çfarë ka ndodhur)

Sulm terrorist në Paris, policia qëllon autorin për vdekje

Policia në Francë raportohet të ketë qëlluar një të dyshuar, pas një sulmi me thikë pranë Parisit, raportojnë mediat lokale.

Sipas raportimeve, i dyshuari i preu kokën me thikë një personi në komunën veri-perëndimore të Conflans-Sainte-Honorine. Thuhet se autori  bërtiti “allah akhbar” dhe kërcënoi policinë me një armë.

Sidoqoftë, policia më vonë i tha Reuters se viktima, që nuk u mbijetoi plagëve, u godit me thikë në fyt ndërsa banorëve ju kërkua që të shmangnin zonën.

Policia e antiterrorizmit po heton rastin ndërsa nuk dihet ende nëse autori është gjallë apo jo.

Gazeta policore e lajmeve Actu17 dhe radio lajmet Europe 1 raportuan se viktima ishte një mësues kolegji i cili kishte ndarë karikaturat e Mohammedit gjatë një kursi.

Më të lexuarat