BREAKING NEWS

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një individ që i shërben partisë së tij, PS pushtet absolut, PD-LSI i shpëtuan drejtësisë falë Llallës

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një
x

Bota

Sulmi i Turqisë, Pompeo: Nuk dhamë dritën jeshile

Sulmi i Turqisë, Pompeo: Nuk dhamë dritën jeshile
“Kjo është një sajesë. Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë dritën jeshile Turqisë”.
 
Me këtë fjalë Sekretari amerikan i Shtetit hodhi poshtë kritikat e ndërkombëtarëve, se vendimi i Donald Trump për të tërhequr trupat nga Siria, i hapi rrugën ofensivën kundër kurdëve nga ushtria turke.
 
Në një intervistë televizive Mike Pompeo mbrojti vendimin e papritur të presidentit amerikan, duke shtuar se Turqia kishte të drejtën legjitime të shqetësohet për kërcënimin terrorist në kufirin e saj jugor, siç u shpreh.
 
Në një deklaratë të mëhershme, presidenti Tump, i cili ka kërcënuar të shkatërroje ekonominë turke, nëse vendi i tejkalon kufijtë, tha se Uashingtoni nuk e mbështet ofensivën, dhe e cilësoi atë një ide të keqe. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se turqit dhe kurdët kanë luftuar me njëri-tjetrin për shekuj dhe shtoi së luftëtarët kurdë nuk i kishin ndihmuar amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
 
“Siç e dini ata kanë luftuar me njëri-tjetrin për shekuj me radhë. Është një gjë që vazhdon prej kohësh. Ne ndërhymë në këtë betejë. Duhej të ishte vetëm për 30 ditë, por mbetëm atje për shumë vite”, deklaronte Trump.