
03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

Sulmi i Ukrainës në Belgorod po “ndryshon lojën”, mund të përsëritet rasti i Krimesë, lufta merr drejtimin e papritur, ndizen sirenat e alarmit në Rusi

Shkruar nga Marsela Shytia 25 Maj 2023

Pesëmbëdhjetë muaj pasi trupat e Moskës pushtuan Ukrainën, një nga sulmet më të mëdha dhe më të guximshme ndërkufitare që nga fillimi i luftës është kryer në Rusi, duke ndryshuar tërësisht dinamikat në konfliktin që ka vazhdimisht të gjithë vëmendjen e botës. Imazhet ishin tronditëse: ukrainasit, duke kaluar kufirin në rajonin e Belgorodit të Rusisë, duke “mbjellë”konfuzion dhe zemërim në Moskë. Banorët e vendbanimeve të sulmuara në rajonin Belgorod të Rusisë janë zhvendosur në zona të tjera ndërsa autoritetet vazhdojnë “pastrimin e territorit” pas inkursionit ndërkufitar. Por ka ende pikëpyetje pyetje rreth grupeve që qëndrojnë pas sulmit, si u zhvillua dhe çfarë do të thotë për luftën.
Autorët e sulmit
Një grup shtetasish rusë anti-Putin, morën përgjegjësinë për një sulm në rajonin jugperëndimor rus të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën veri-lindore. Dy zona të rajonit u goditën më pas gjatë natës nga dronët, sipas guvernatorit rajonal Vyacheslav Gladkov, duke shkaktuar që dy shtëpi të marrin flakë. Të martën mbrëma, sulmet me dron bënë që nëntë persona të përfundonin në spital. Rreth 100 njerëz u evakuuan nga vendbanimet kufitare ruse të Glotovo dhe Kozinka në rajonin e Belgorodit, siç thanë autoritetet lokale. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi në një konferencë të martën se forcat e saj zmbrapsën sulmuesit përsëri në territorin ukrainas duke përdorur sulme ajrore, zjarr artilerie dhe njësi ushtarake.
Kërcënimet e Rusisë
Nga ana tjetër në Rusi është ngritur alarmi. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka premtuar një "përgjigje të ashpër" ndaj inkursioneve ndërkufitare nga Ukraina. Komentet e tij erdhën pasi Moska tha se kishte mposhtur një sulm në rajonin e Belgorodit. Shoigu tha se "më shumë se 70 nacionalistë ukrainas" ishin vrarë dhe pjesa tjetër u kthye në Ukrainë. "Ne do të vazhdojmë t'u përgjigjemi veprimeve të tilla nga militantët ukrainas menjëherë dhe jashtëzakonisht ashpër," tha ai. Rusia gjithashtu pretendon se automjetet ushtarake perëndimore janë përdorur në inkursion. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se automjetet ishin dëshmi e rritjes së përfshirjes ushtarake perëndimore në Ukrainë. "Nuk është sekret për ne që gjithnjë e më shumë pajisje po dërgohen në forcat e armatosura të Ukrainës. Nuk është sekret që këto pajisje po përdoren kundër ushtrisë sonë," tha ai.
Ndryshimet në luftë
Sulmet nuk kanë gjasa të nxisin ndonjë ndryshim drastik në luftë, e cila është fokusuar kryesisht në rajonet lindore të Ukrainës. Konflikti ka qenë disi në një “ngërç” dhe ka shumë gjasa të ndryshojë drejtim, kur të nisë kundërofensiva pranverore e Ukrainës kundër forcave ruse. Por, ashtu si ngjarjet e tjera të paprecedenta, sulmi ka potencialin të ndryshojë narrativën nga të dyja palët për luftën. Moska ka qenë gjithmonë e etur për të bërë rolin e viktimës, duke gjetur një pretekst për shtimin e sulmeve ndaj Ukrainës, pasi ka thënëse pushtimi është një akt vetëmbrojtjeje dhe është i nevojshëm për sigurinë e Rusinë. Mund të pritet edhe ndonjë reagim nga zemërimi momental, ndonëse nuk pritet të zgjasë shumë. Pas incidenteve të mëparshme, si sulmi me ??dron mbi Kremlin këtë muaj dhe goditja në urën që lidh Rusinë me Krimenë, Moska është përgjigjur me një breshëri sulmesh raketore.
Skenari i 2014-ës
Alexei Baranovsky, një zëdhënës i krahut politik të Legjionit të Lirisë së Rusisë, tha se operacioni ukrainas në fushën e betejës, mund të jetë duke paraprirë kundërsulmin e planifikuar të Kievit. "Ky është një shans për të bërë dy gjëra. Njëra është të tronditësh rusët dhe së dyti, t’i detyrosh të shpërndajnë trupat e tyre," tha ai. Zyrtarët e Kievit kanë imituar retorikën e Kremlinit rreth aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur fillimisht mohoi se trupat e përfshira ishin ruse. Podolyak fajësoi për inkursionin në Belgorod "grupet e nëndheshme guerile" dhe tha: "Siç e dini, tanket shiten në çdo dyqan ushtarak rus". Dukej se ishte ironi ndaj përgjigjes së Putinit në vitin 2014 kur u pyet për praninë e burrave të veshur me uniforma ushtarake ruse pa shenja në Krime. "Mund të shkosh në një dyqan dhe të blesh çdo lloj uniforme", tha ai asokohe.
Më të lexuarat


Tjetër aksident fatal, dy viktima, mes tyre edhe një 15-vjeçare

Aktori i famshëm dënohet me 30 vite burg, zbardhet dy akuzat e rënda

Analiza e VOA: Si ka mbajtur presidenti Erdogan një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në Turqi

Përfshihet nga flakët pallati, raportohet një i vdekur dhe 17 të plagosur

Tragjedi në Indi, përplasen dy trena, raportohet numri i viktimave

Lajm i zi për botën e muzikës/ Me mbi 200 milionë disqe të shitur, ndahet nga jeta kompozitorja e njohur (Emri)

Zelensky urdhëron rishikimin e strehimoreve ndaj sulmeve ajrore

Për herë të parë mund të shohim pamje nga Marsi në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

Ngjarje e rëndë, gjenden mbi 40 çanta me mbetje njerëzore, dyshohet se u përkasin të rinjve të zhdukur nga një Call Center

Përplasen trenat në këtë vend, ka të lënduar
