Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmi ndaj dy efektivëve në Francë, ndërron jetë policja bashkiake

Sulmi ndaj dy efektivëve në Francë, ndërron jetë policja bashkiake

Postuar: 08/01/2015 - 10:50

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e efektivëve në Francë, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Porte de Chantillon. Punonjësja 42-vjeçare e policisë bashkiake u plagos me një tjetër polic në rrugë nga një person i veshur me antiplumb.
 
Gjithashtu, mësohet se efektivi tjetër i policisë ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autori që ka qëlluar ndaj tyre ende nuk është kapur.
 
Tronditet Parisi, tjetër sulm me armë zjarri, plagosen 2 policë
 
Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e së mërkurës në ambientet e redaksisë “Charlie Hebdo”, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën disa të tjerë, një tjetër sulm me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm. 
 
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në jug të kryeqytetit, në zonën e Porte de Chantillon rreth orës 08:05. Si pasojë e sulmit, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy policë, ku njëri prej tyre raportohet në gjendje të rëndë, e ndërsa tjetri është në gjendje shoku.
 
 
Sipas mediave franceze, autori i plagosjes, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të metrosë me një automjet tip Renault Clio, ngjyrë të bardhë, ndërsa raportohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një shkëmbimi zjarri mes tij dhe policisë franceze. Autoritetet e rendit kanë arritur të prangosin autorin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
 
Mësohet se në ngjarjen e sotme, dy policët e plagosur kanë qenë duke trajtuar një aksident rrugor, kur pranë tyre është afruar automjeti Renault Clio me ngjyrë të bardhë dhe ku më pas agresori me armë zjarri kallashnikov ka shtënë ndaj uniformave blu. Sipas të dhënave të para raportohet se i arrestuari, krahas armatosjes ishte edhe i veshur me jelek antiplumb.
 
 
Sipas mediave franceze nuk dihet nëse ngjarja e sotme të ketë lidhje me sulmin terrorist ndaj “Charlie Hebdo” të ditës së djeshme, ku mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre 8 gazetarë dhe 2 oficerë policie, si dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.  
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:32

SHBA pas një dekade e gjysmë sërish dërgon ushtri dhe resurse ushtarake në bazën ajrore në Arabinë Saudite,  pas pershkallzimit të tensioneve në Gjirin Persik.
 

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

22 persona që kishin marrë pjesë në hapjen e varrit të faraonit Tutankamon kanë vdekur në rreth

Postuar: 20/07/2019 - 15:05

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën,19 janë plagosur  dhe pesë të tjerë janë raportuar

Postuar: 20/07/2019 - 15:03

Komisioni Evropian (KE) miratoi një pako të re të masave për ndihmë në vlerë prej 1.41 miliardë

Postuar: 20/07/2019 - 13:56

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës kur një adoleshente u qëllua pa ndjenja një natë

Postuar: 20/07/2019 - 13:20

Alarmi për terrorizëm u rikthye sërish në Romë, pasi policia u vu në ndjekje të një 27-vjeçari ng

Postuar: 20/07/2019 - 12:18

Gjendet të vdekur në autostradë një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez.