Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmi ndaj medias franceze, reagojnë krerët ndërkombëtarë

Sulmi ndaj medias franceze, reagojnë krerët ndërkombëtarë

Postuar: 07/01/2015 - 16:31

Krerët e lartë të Perëndimit kanë dënuar me forcë sulmin e terroristëve në gazetën satirike franceze "Charlie Hebdo".
 
Barack Obama
 
Obama dënon maksimalisht sulmin në “Charlie Hebdo”.
Presidenti amerikan Barak Obama ka dënuar maksimalisht sulmin vdekjeprurës në të përjavshmen franceze “Charlie Hebdo”.
 
Shtëpia e Bardhë dënon sulmin kundër "Charlie Hebdo"
 
Shtëpia e Bardhë dënon sulmin kundër selisë së të përjavshmes satirike franceze “Charlie Hebdo” që shkaktoi sot 12 të vdekur.
 
“Shtëpia e Bardhë solidarizohet me familjet e atyre që humbën jetën dhe u plagosën në këtë sulm”, deklaroi Josh Earnest, zëdhënësi i presidentit amerikan, Barack Obama, në stacionin televiziv MSNBC.
 
David Cameron
 
Ndërsa kryeministri britanik,David Cameron shprehet se janë në mbështetje të popullit francez për të luftuar terrorizmin.
 
 “Vrasjet në Paris janë të tmerrshme. Jemi me popullin francez në luftën kundër terrorit dhe mbrojtjen e lirisë së shtypit”, shkruan Cameron në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”.
 
Renzi: Mbështesim popullin francez
 
Kryeministri Italian, Matteo Renzi shprehu mbështetjen për popullin francez, duke theksuar se dhuna do të humbasë gjithmonë kundër lirisë dhe demokracisë.
 
NATO: Solidarizohemi me Francën
 
Pas sulmit terrorist në Paris, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur solidaritetin e Aleancës për Francën.
 
“Mendimet e mija shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, theksoi kreu i NATO-s.
 
Merkel: Sulm drejt fjalës së lirë
 
Kancelarja gjermane Angela Merkel në reagimin e saj shprehur se “nuk është vetëm një sulm drejt qytetarëve francezë, por një sulm drejt lirisë sonë të shtypit dhe fjalës së lirë.”
 
Juncker: Akt barbar, i patolerueshëm
 
Presidenti i Komisionit Evropian Juncker dënoi aktin terrorist duke e cilësuar si brutal e barbar. Juncker shkruan se është i shokuar dhe se ngjarja është një akt i patolerueshëm. Presidenti i Komisionit Evropian shprehu ngushëllimet  për viktimat dhe të gjithë familjarët e tyre.
 
Vladimir Putin
 
Edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i ofroi ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.
 
“Moska dënon me forcë çdo lloj forme terrorizmi”, tha për mediat zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov. “Presidenti i shpreh ngushëllimet të gjithë familjarëve të viktimave dhe popullit të Parisit dhe Francës”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P