BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x
BREAKING NEWS

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që
x
BREAKING NEWS

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga
x

Bota

Sulmi ndaj një treni që transportonte raketa ruse/ VOA: Kievi dhe Moska, deklarata kontradiktore mbi shpërthimin në Dzhankoi të Krimesë

Sulmi ndaj një treni që transportonte raketa ruse/ VOA: Kievi dhe

Zyrtarët rusë dhe ukrainas bënë deklarata kontradiktore të martën lidhur me një sulm ndaj një treni që transportonte raketa ruse, të cilat po dërgoheshin në gadishullin e pushtuar ukrainas, në Krime.

Një zëdhënëse e ushtrisë ukrainase tha se Kievi qëndronte pas shpërthimit që ndodhi të hënën në mbrëmje, që sipas njoftimeve, shkatërroi disa raketa Kalibr, pranë qytetit Dzhankoi në veri të Krimesë, po pa dhënë më shumë detaje.

Zëdhënësja e komandës operacionale jugore të Ukrainës Natalia Humeniuk, e cilësoi sulmin si një sinjal për Rusinë se duhet të largohet nga Krimeja, rajon të cilin Moska e pushtoi në vitin 2014.

Në një deklaratë të paqartë të agjencisë ushtarake ukrainase të zbulimit të hënën thuhej se ishin shkatërruar një numër i madh raketash për nëndetëse, që po transportoheshin me tren, por pa thënë qartë se Ukraina ishte përgjegjëse apo se çfarë arme ishte përdorur për sulmin.

Megjithatë, agjencia la të kuptohej se Kievi qëndronte pas shpërthimit, duke thënë se kjo ngjarje nxit “procesin e çmilitarizimit të Rusisë dhe po përgatit çlirimin e Krimesë, një gadishull i Ukrainës.

Por autoritetet e instaluara nga Moska në Krime ofruan të martën një version tjetër mbi ngjarjen, duke thënë se dronët ukrainas kishin sulmuar objektet civile në Dzhankoi. Sergei Aksenov, zyrtari i lartë i emëruar nga Kremlini në Krime, tha se sulmi la një civil të plagosur, por nuk shkaktoi dëme serioze.

Këshilltari i zotit Aksenov, Oleg Kryuchkov, hodhi poshtë pretendimet e Kievit dhe tha se dronët ukrainas kishin shënjestruar zonat e banuara dhe jo hekurudhën. Igor Ivin, kreu i administratës lokale në Dzhankoi, tha se sulmi dëmtoi linjat e energjisë elektrike, një shtëpi, një dyqan dhe një ndërtesë kolegji. Njoftime të pakonfirmuara në median sociale që qarkulluan të hënën vonë në mbrëmje bënë të ditur se sistemet kundërajrore të Rusisë kishin rrëzuan një numër të madh dronësh mbi Krime. Megjithatë asnjë prej deklaratave apo njoftimeve nuk mund të verifikohej nga burime të pavarura.

Prej fillimit të luftës, ka patur njoftime për sulme ndaj bazave ushtarake ruse dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Krime, por Ukraina ndonëse i përshendet ato, rrallë herë merr përgjegjësinë në mënyrë të qartë./VOA