BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Bota

Sulmi në Capitol Hill dështim i inteligjencës amerikane, ja përfundimet e arritura nga zyrtarët e sigurimit të Kongresit

Sulmi në Capitol Hill dështim i inteligjencës amerikane, ja

Ngjarja e shëmtuar e ndodhur më 6 janar në ndërtesën e Kapitolit në Capitol Hill, është cilësuar nga ana e zyrtarëve të sigurimit të Kongresit si një dështim i inteligjencës. Në këtë përfundim është arritur duke pasur parasysh faktin që një paralajmërim i Byrosë Federale të Hetimit, se protestat e mbështetësve të ish presidentit Donald Trump kishin potencialin të ktheheshin në protesta të dhunshme, sipas zyrtarëve të sigurisë së Kongresit nuki u lexua në kohën e duhur. Zyrtarët e sigurisë së ndërtesës së Kapitolit thanë para dy komisioneve të Senatit, që po hetojnë rreth problemeve përpara sulmit të 6 janarit, se informacionet e vëzhgimit që morën nuk i përgatitën ata për faktin që Kapitoli do të sulmohej nga qindra mbështetës të ish-presidentit Trump, shumë prej të cilëve të pajisur me mjete taktike. Ata treguan variante kontradiktore të bisedave përpara ngjarjes rreth dilemës se a duhej kërkuar mbështetja e Gardës Kombëtare dhe se çfarë roli luajti në problemet e sigurisë dëshira për ta mbajtur Kapitolin një mjedis të hapur, pa përforcime të ushtrisë dhe policisë. Ish-shefi i Policisë së Kapitolit Steven Sund, u tha senatorëve se ai nuk pa ndonjë njoftim emergjent të lëshuar nga zyra e FBI-së në Norfolk të Virxhinias më 5 janar që të paralajmëronte agjencitë ligjzbatuese se ekstremistët po përgatiteshin për dhunë. "Asnjë nga informacionet që morëm nuk parashikoi atë që ndodhi në të vërtetë. Ne planifikuam siç duhet për një demonstratë masive me dhunë të mundshme. Ajo që ndodhi ishte një sulm i koordinuar i stilit ushtarak ndaj oficerëve të mi dhe marrje me dhunë e ndërtesës së Kapitolit", tha Sund, duke iu referuar skenave në të cilat mbështetësit e ish-presidentit Trump sulmuan policinë, thyen dritare dhe hynë në Kapitol duke thirrur: "Të varet Mike Pence". “Kur grupi arriti në perimetër, ai nuk veproi si grupet e protestuesve që kam parë ndonjëherë. Një mungesë e qartë e inteligjencës së saktë dhe të plotë nëpër disa agjenci federale kontribuoi në këtë ngjarje, e jo planifikimi i dobët nga policia e Kongresit të Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.

Pengesat

“VOA” raporton se sulmi ishte një përpjekje për të penguar Kongresin dhe ish Nënpresidentin Pence të certifikonin fitoren në zgjedhje të demokratit Joe Biden ndaj republikanit Trump, i cili pretendonte pa fakte se zgjedhjet ishin kompromentuar nga mashtrime të shumta. Ish zyrtarët përgjegjës për sigurinë e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, Paul Irving dhe Michael Stenger, gjithashtu dëshmuan, duke thënë se ata nuk e kishin parë paralajmërimin e FBI-së. Të tre dhanë dorëheqjen si pasojë e dhunës, e cila tronditi botën, kërcënoi kalimin paqësor të pushtetit dhe rrezikoi jetën e ligjvënësve si dhe të zotit Pence, duke u bërë gjithashtu shkak për një gjyq të dytë të ish-presidentit Trump në Senat. Ligjvënësit në Komitetin e Sigurisë së Brendshme dhe atë të Çështjeve Qeveritare gjithashtu dëgjuan se si zyrtarët ushtarakë kanë “ngurruar” të dërgojnë trupa të Gardës Kombëtare për të mbrojtur Kongresin, edhe kur ka qenë e qartë se kushtet atje janë përkeqësuar. Trupat e para të Gardës Kombëtare janë shfaqur rreth pesë orë pasi kanë nisur trazirat. Senatorja Amy Klobuchar, e cila udhëhoqi seancën dëgjimore, tha se zyrtarët e Pentagonit do të thirren javën e ardhshme, për të dëshmuar rreth shpërndarjes së trupave të Gardës Kombëtare. Ish-presidenti Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së për “nxitje të kryengritjes”, por është shpallur i pafajshëm nga Senati.