
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Sulmi terrorist në Ankara, një “pengesë” e re për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Sulmi vetëvrasës, i cili ndodhi jashtë ministrisë së brendshme të Turqisë në Ankara të dielën në mëngjes, duke vrarë dy sulmues dhe duke plagosur dy policë mund të ketë një ndikim negativ në një tjetër çështje, si anëtarësimi i Suedisë në NATO që është ende pezull, sipas një analize të Bloomberg.
Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm e mori një grup që dyshohet se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit ( PKK ), e cila cilësohet si një organizatë terroriste nga Ankaraja.
Të dielën vonë mbrëma, Ministria e Brendshme turke njoftoi në fakt, se të paktën një nga dy autorët e sulmit është konfirmuar se ka pasur lidhje me PKK-në, ndërkohë që pothuajse menjëherë, në orët e para pas sulmit, ushtria turke nisi bombardimet ajrore kundër objektivave të organizatës kurde në Irakun verior.
Suedia dhe NATO nuk kanë asnjë lidhje me sulmin terrorist që ndodhi dje në kryeqytetin turk. Megjithatë, sulmi i përmendur vjen për të shtuar pengesa të reja mbi perspektivën e Stokholmit në NATO.
Tre muaj pas samitit të NATO-s të mbajtur në Vilnius, Lituani korrikun e kaluar, anëtarësimi i Suedisë ende nuk është ratifikuar nga Asambleja Kombëtare Turke, e cila u kthye nga pushimet verore vetëm dje, ditën e sulmit terrorist, raporton abcnews.al.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha korrikun e kaluar se do t’i jepte dritën jeshile Suedisë për t’u bashkuar me Finlandën në NATO si anëtarja e 32-të e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Udhëheqja turke, për disa muaj, bllokoi rrugën e Suedisë në NATO, duke pretenduar se vendi skandinav është zhvilluar në një strehë për “terroristët” kurdë, të lidhur me PKK, milicitë YPG/YPJ që përbëjnë një “kërcënim” për sigurinë turke
Duke iu përgjigjur “shqetësimeve” turke, Stokholmi së fundmi ndryshoi legjislacionin e tij anti-terrorist me qëllim që t’i hapte rrugën heqjes së vetos turke dhe pranimit të Suedisë në NATO.
Sulmi terrorist i së dielës, megjithatë, vjen në një kontekst të tillë, për të komplikuar zhvillimet.
“Erdogani ka të ngjarë të përdorë sulmin e fundit të dhunshëm të PKK-së në zemër të kryeqytetit turk si një mjet për të shtyrë Suedinë të ndërmarrë veprime shtesë kundër mbështetësve të organizatës kurde,” tha për Bloomberg Nihat Ali Ozcan, një analist.
Në sfondin e sulmit të së dielës së kaluar, Ankaraja mund të ngrejë kundërshtime të reja për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Vetë Erdogan, nga ana e tij, tani, sipas asaj që Nihat Ali Ozcan raporton në Bloomberg, mund të përpiqet të kërkojë lëshime të tjera nga aleatët perëndimorë të Turqisë (për shembull, ringjallja e negociatave të anëtarësimit me BE, lehtësimi i kufizimeve të vizave për turqit që duan të udhëtojnë në Bashkimin Europian, blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga SHBA, etj.).
Jo rastësisht, presidenti turk ka ripërsëritur tashmë disa nga kërkesat e sipërpërmendura turke dje si pjesë e fjalimit të tij nga Ankaraja, vetëm pak orë pas sulmit terrorist.
Më të lexuarat


Në përpjekje për të vendosur paqe me Ukrainën? Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe, takim me presidentin e vendit

Rritje alarmante e rasteve në të gjithë vendin, një tjetër sëmundje kërcënon fëmijët

"Kundër interesave të SHBA-së"/ Mungesa e mbështetjes për Ukrainën, shpërthen Biden: Është çmenduri

Gjuhë e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme/ Zyrtari i lartë evropian “kërcënon” Turqinë: Duhet të ulë tonin për ta shmangur izolimin

A ka vend për panik? Rrezik i lartë atentatesh terroriste në Evropë

Çfarë ndodhi me diktatorin e Koresë së Veriut? Si asnjëherë më parë, Kim Jong-un shpërthen në lot para kombit të tij (Video)

Ja plani i bujshëm i Izraelit për shkatërrimin e tuneleve të Hamasit duke i përmbytur ato, vendosen pompa të mëdha për t’i mbushur me ujë deti

Një garë e ethshme për pushtet ka nisur në Kiev, dy nga njerëzit më të fuqishëm po i kthehen kundër Zelenskyt, si rrezikon të përsëritet skenari i frikshëm i 10 viteve më parë

Lufta drejt fundit, “dorëzohet” Vladimir Putin, Rusia e gatshme për negociata me Ukrainën, ja çfarë fshihet pas ndryshimit të papritur të presidentit rus

“Gjysma e dytë e këtij viti ka qenë vërtet tronditëse”/ Shkencëtarët ngrenë alarmin: Nëntori është muaji i gjashtë rresht që vendos rekord të nxehtësisë
