Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takimi historik mes Trump e Kim Jong, ekspertët zbulojnë fituesin nga gjuha e trupit

Postuar: 12/06/2018 - 09:35

Shtrëngimi historik i duarve mes Presidentit Donald Trump dhe diktatorit Kim Jong zbulon dëshirën e dy liderëve për t’u ndjerë superiorë, zbulojnë ekspertët e gjuhës së trupit. Takimi i të hënës ishte formal me dy liderët që erdhën në tapetin e kuq nga drejtime të kundërta duke përshëndetur njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh të shumë pritur.

Duke folur për Daily Mail, një ekspert i gjuhës së trupit thekson momentin kur të dy u drejtuan tek njëri-tjetri, dhe bënë një shtrëngim të fortë duarsh, që tregon se të dy donin t’i impononin njëri-tjetrit pushtetin që kanë. Patti Wood, që ka studiuar gjuhën e trupit për dekada me radhë, zbuloi se si njerëzit e kulturës aziatike dhe perëndimore do ta analizonin këtë takim në mënyra krejt të ndryshme, duke u shprehur se të dy kulturat i shohin liderët e tyre fitues në këtë takim. Ajo thotë se shpejtësia me të cilën liderët u ngjitën në tapetin e kuq dhe zgjatën duar tregon pushtetin e barabartë mes tyre. Megjithatë ekspertja tregon se Trump ishte i pari që e zgjati dorën më shumë, duke e bërë të duket më i fortë e më i fuqishëm se ai.

Megjithatë sipas disa ekspertëve, në botën e biznesit personi më pak i fuqishëm është ai që zgjat dorën i pari. Një tjetër moment i vënë re është kur Trump i vë dorën e majtë mbi krah Kim Jong-ut. Në kulturën perëndimore kjo shihet si fitore e Trump, por për kulturat e tjera lindore këto veprime shihen si mungesë dijesh të kulturave të tjera, duke treguar mungesë respekti.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 22:50

Grabitja e shtëpisë së tyre nga katër shqiptarë të armatosur ka lënë ende një ndjesi ankthi tek Alice Campello, e fejuara e Alvaro Moratës.

Postuar: 18/10/2019 - 22:04

Ish-zyrtari i CIAs për anti-terrorizmin Philip Giraldi tashmë opinionit në pension, shkruante d

Postuar: 18/10/2019 - 17:29

Barcelona dhe e gjithë Katalonia verilindore janë bllokuar për shkak të një numri të madh të gr

Postuar: 18/10/2019 - 15:51

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri sot lëshimet e raketave balistike kontinentale, të afta

Postuar: 18/10/2019 - 15:20

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën sot gjatë dy shpërthimeve në Afganistan pranë një xhamie

Postuar: 18/10/2019 - 15:14

Forcat meksikane të sigurisë u detyruan të lirojnë një prej djemve të El Chapo-s të kapur disa

Postuar: 18/10/2019 - 11:19

Një luftë e vërtetë me armë zjarri automatike ka shpërthyer në Culiacan, kryeqendra e Shtetit mek