Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takimi në Vienë/ Salvini falenderon shqiptarët, por ndodhi një grindje e pazakontë mes tij dhe ministrit të Luksemburgut

Postuar: 14/09/2018 - 15:10

Nga Viena ku u zhvillua takimi i ministrave të Brendshëm të vendeve të Europës e të ministrave të Brendshën të disa vendeve afrikane, ministri italian Matteo Salvini ka falenderuar homolugun e tij shqiptar dhe autoritet shqiptare të cilat janë treguar mjaft efikase e të shpejtë për të ndihmuar Italinë në përballimin e krizës së emigrantëve, ndryshe nga ç'kanë bërë vendet e tjera të Europës. 

Por gjatë këtij takimi pati një grindje të pazokontë mes tij dhe ministrit të Luksemburgut Jean Asselborn.

Në këtë takim ministreial me temë "Siguria dhe emigracioni", ministri italian Salvini, ka kërkuar më shumë bashkëpunim të brendshëm mes vendeve europiane në përballimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika.

"Gjatë mbrëmjes së shkuar e në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet italiane kanë mbërritur rreth 200 emigrantë nga Tunizia", u shpreh ai,  "pasi kanë tranzituar për orë të tëra në ujërat malteze. Ne si ministri itelefonum mbi dhjetra herë e dërguam disa email autoriteteve malteze pa marrë asnjë përgjigje nga ata", tha Salvini.

"E pra, shtoi ai, flasim për përgjegjësi solidaritet e ndihmë të njëri- tjetrit, por me provën e fakteve nuk po shohim ende asgjë."

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini para ministrave të brendshëm të Europës falenderoj autoritet shqiptare për ndihmën ndaj Italisë në përballimin e emergjecës së emigrantëve.

"Falenderoj, thai ai disa vende të tretë si Shqipëria, homologun tim si dhe autoritetet shqiptare që u treguan më të shpejtë e mjaft efikas në kërkesat e ndihmës ndaj Italisë, gjatë këtyre muajve të fundit, ndryshe nga shumë vende të tjera."

Por gjatë këtij takimi një grindje e pazakontë ka ndodhur mes ministrit italian Salvini e ministrit për cështjet e jashtme europiane të Luksemburgut Jean Asselborn.

Motivi i saj ka qënë një deklaratë e ministrit të Luksemburgut mbi domosdoshmërinë e emigracionit për të evituar plakjen e popullsisë europiane.

Deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer Matteo Salvini i cli e ka kundërshtuar duke u shprehur se "dëgjova një koleg më parë të shprehej mbi nevojën e emigracionit pasi popullsia europiane po plaket, por unë kam një perspektivë krejt ndryshe", tha Salvini. 

"Unë jam në qeverinë italiane e paguhem nga qytetarët e mi për  të parë se si të rinjtë tanë nisin të bëjnë fëmijë si një kohë më parë, e jo për të parë se si të rinjtë afrikanë vijnë e zëvendësojnë europianët që për arsye ekonomike nuk kanë më fëmijë. Ndoshta në Luksemburg kanë këtë domosdoshmëri, në Itali ne kemi nevojë të bëjmë fëmijë e jo për skllevër të rinj që zëvendësojnë fëmijët që ne nuk i bëjmë dot më."

Deklarata e Matteo Salvini ka shkaktuar reagim të fortë tek ministri i Luksemburgut  Jean Asselborn, i cili duke hequr kufjet e i përplasur me forcë në tavolinë, është shprehur me ton nervoz e në frengjisht duke iu drejtuar Salvinit "bla bla bla.. në Luksemburg i dashur zotëri ne kemi me mijëra italianë që erdhën të punonin me ne si emigrantë, në mënyrë që ju në Itali të kishit të ardhura për fëmijët tuaj."...tha ai.

Më pas ministri Asselbornm mbylli mikrofonin me një koment jo të këndshëm "merde alors….".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 09:31

Zëvendëspresidenti venezuelian dhe ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez njoftoi mbrëmë në Karacas se tre persona të tjerë ishin arrestuar, me dyshimin si të përfshirë drejtpërsëdrejti në sulmin me avion shpërthyes

Postuar: 24/09/2018 - 09:28

Policia italiane ka arrestuar 18 persona.

Postuar: 24/09/2018 - 09:11

Ditën e sotme ka filluar aplikimi i valës së re të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj mall

Postuar: 24/09/2018 - 08:06

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se Evropa duhet të përgatitet për ndry

Postuar: 24/09/2018 - 07:23

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur ishullin Guam të Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur U.

Postuar: 23/09/2018 - 22:00

Ky është momenti shokues kur tre të rinj të dehur mbi një motor përfshihen në një aksident të rën

Postuar: 23/09/2018 - 21:06

Kur votimi për referendumin për emrin e Maqedonisë është në afatet e fundit, Sekretari i përgjith