BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Bota

Talebanët japin urdhrin e çuditshëm: Për burrat në Afganistan do të ndalohet...

Talebanët japin urdhrin e çuditshëm: Për burrat në

Talibanët u kanë ndaluar berberëve në provincën Helmand të Afganistanit të rruajnë ose shkurtojnë mjekrën, duke thënë se kjo shkel interpretimin e tyre të ligjit islam.

Kushdo që shkel rregullin do të ndëshkohet, thotë policia fetare talebane. Në fenë islame nuk është e ndaluar të mbahet ose jo mjekër, as që të shkurtohet ose jo. Por disa thonë se është më e pëlqyeshme të mbash mjekër pasi kështu ka vepruar dhe profeti Muhamed a.s.

Disa berberë në kryeqytetin Kabul kanë thënë se kanë marrë edhe ata urdhra të ngjashëm.

Udhëzimet sugjerojnë një kthim në vendimet e rrepta të qëndrimit të mëparshëm të grupit në pushtet, pavarësisht premtimeve për një formë më të butë të qeverisjes.

Në një njoftim të postuar në sallone flokësh në provincën jugore të Helmandit, oficerët talebanë paralajmëruan se berberët duhet të ndjekin ligjin e Sheriatit për prerjen e flokëve dhe mjekrën.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet,” thuhej në njoftimin, i cili u pa nga BBC.

“Luftëtarët vazhdojnë të vijnë dhe na urdhërojnë të ndalojmë shkurtimin e mjekrave,” tha një berber në Kabul. “Njëri prej tyre më tha se mund të dërgojnë inspektorë të fshehtë për të na kapur.”

Një berber tjetër, i cili drejton një nga sallonet më të mëdha të qytetit, tha se mori një telefonatë nga dikush që pretendonte se ishte një zyrtar qeveritar. Ai e udhëzoi që “të mos ndiqte stilet amerikane” dhe të mos rruante apo shkurtonte mjekrën e askujt.

Gjatë periudhës së parë të talibanëve në pushtet nga 1996 deri në 2001, islamistët e ashpër ndaluan stilimin e flokëve dhe këmbëngulën që burrat të mbanin mjekër.

Por që atëherë, pamjet e njerëzve të rruar pse me mjekër të shkurtuar, janë bërë të zakonshme në Afganistan dhe shumë burra afganë kanë shkuar në sallone për të ndjekur edhe trendet e prerjes së flokëve.

Berberët thonë se rregullat e reja po e bëjnë të vështirë për ta që të sigurojnë jetesën.

“Për shumë vite salloni im ka shërbyer që të rinjtë të rruheshin sipas dëshirës së tyre dhe të dukeshin në modë,” tha një berber për BBC. “Nuk ka asnjë mundësi për të vazhduar këtë biznes”, – shtoi ai.

“Sallonet e modës dhe berberët po bëhen biznese të ndaluara,” tha një tjetër. “Kjo ishte puna ime për 15 vjet dhe nuk mendoj se mund të vazhdoj tanimë.”

Një berber tjetër në qytetin perëndimor të Heratit tha se megjithëse nuk kishte marrë një urdhër zyrtar, ai kishte ndaluar ofrimin e shkurtimit të mjekrës.

Në fakt edhe vetë qytetarët, tani nuk i rruajnë mjekrat sepse nuk duan të jenë në shënjestër të luftëtarëve talebanë në rrugë. Ata duan të përzihen me ta dhe të duken si ata.