BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Bota

Talebanët paralajmërojnë rikthim të ndëshkimeve makabre: Askush nuk do të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona

Talebanët paralajmërojnë rikthim të ndëshkimeve

Një nga themeluesit e Grupit taleban dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam (shiriatit) në kohën që talebanët ishin për herë të fundit në pushtet dhe qeverisnin Afganistanin, Mullah Nooruddin Turabi ka deklaruar në një intervistë për The Associated Press se talebanët do të vijojnë me ekzekutimet dhe prerjet e duarve. Gjithsesi ai ka bërë me dije se jo gjithmonë të tilla ndëshkime do të kryhen në publik, gjë që ishte normale në kohën kur talebanët ishin në pushtet përpara 20 viteve. Mullah Nooruddin Turabi paralajmëroi botën që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Afganistanit, referuar deklaratave të zemëruara mbi ndëshkime të tilla ekstreme përpara një publike, në të kaluarën. "Të gjithë na kritikuan për ndëshkimet në stadium, por ne kurrë nuk kemi thënë asgjë për ligjet e tyre dhe dënimet e tyre. Askush nuk do të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do të ndjekim Islamin dhe do t’i bazojmë ligjet tona në Kuran”, u shpreh ai. Pavarësisht deklaratave në ditën e para të marrjes së pushtetit nga talebanët se do të jenë të butë dhe se politikat e tyre do të ishin shumë më liberale se ato të 20 viteve më parë, intervista e Mullah Nooruddin Turabi vërtetoi atë që bota kishte frikë, që udhëheqësit e grupit mbeten të ngulitur në një botëkuptim thellësisht konservator, të ashpër, edhe pse tentojnë të shfaqen ndryshe. Turabi, gjatë sundimit të mëparshëm të talebanëve ishte ministër i drejtësisë dhe kreu i të ashtuquajturës Ministria e Përhapjes së Virtytit dhe Parandalimit të Veprave, ose ashtu siç njihej ndryshe “Policia fetare”. Në atë kohë, bota denoncoi ndëshkimet e talebanëve, të cilat zhvilloheshin në stadiumin sportiv të Kabulit ose në bazën e xhamisë së madhe të Bajramit, të ndjekur shpesh nga qindra burra afganë. Ekzekutimet e vrasësve të dënuar, zakonisht bëheshin me një goditje të vetme në kokë, të kryer nga familja e viktimës, e cila kishte mundësinë të pranonte "paratë e gjakut" dhe të lejonte fajtorin të jetonte. Për hajdutët e dënuar, dënimi ishte amputimi i një dore. Procesi i gjykimit dhe marrja e vendim shumë rrallë ishte publike dhe gjyqësori drejtohej de facto nga imamët, njohuritë e të cilëve për ligjin ishin të kufizuara në urdhrat fetarë. Turabi tha se këtë herë, gjyqtarët të cilat mund të jenë edhe femra, do të gjykojnë çështjet. Gjithsesi ai shtoi se themeli i ligjeve të Afganistanit do të jetë Kurani, e për pasojë ndëshkime si ato të së kaluarës do të vijojnë të aplikohen. "Prerja e duarve është shumë e nevojshme për sigurinë", tha ai, duke shtuar se një masë e tillë ka efekt parandalues. Ditët e fundit, talebanët kanë nisur në Kabul një lloj të vjetër ndëshkimi, turpërimi publik i atyre të cilat kryejnë vjedhje të vogla.

Nisin ndëshkimet

Gjatë javës së kaluar janë raportuar të paktën dy raste, ku meshkuj që kishin kryer këtë lloj krimi, janë prangosur dhe janë “shëtitur” në qytet me një kamionçinë me qëllim turpërimin e tyre. Mullah Nooruddin Turabi në qeverinë e re talebane është përgjegjës për burgjet. Ai është në mesin e një numri udhëheqësish talebanë, përfshirë anëtarët e kabinetit të përkohshëm, të cilët janë në listën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Gjatë sundimit të mëparshëm talebanë, ai ishte një nga zbatuesit më të egër dhe pa kompromis të grupit. Ai kërkoi që burrat të vishnin çallma në të gjitha zyrat qeveritare dhe vartësit e tij rrihnin në mënyrë rutinore burra, mjekrat e të cilëve ishin shkurtuar. Sportet u ndaluan dhe legjioni i zbatuesve të Turabi detyroi burrat të shkonin në xhami për lutje pesë herë në ditë. Më parë ai kishte goditur me shuplakë një gazetare femër dhe e urdhëroi që të largohej nga dhoma e cila ishte e mbushur me burra. Ndërsa në intervistën për AP ai u intervistua, gjë të cilën e konsideroi progres. "Ne kemi ndryshuar", tha ai. Turabi tha se tani talebanët do të lejojnë televizion, celularë, fotografi dhe video sepse kjo është kthyer në një domosdoshmëri për qytetarët. Ai përmendi faktin që tashmë talebanët i shohin mediat si një mënyrë për të përhapur mesazhin e tyre. "Tani ne e dimë që në vend që të arrijmë vetëm qindra persona, me mediat ne mund të arrijmë miliona", tha ai. Turabi shtoi se nëse vendoset që ndëshkimet bëhen publike, atëherë njerëzit mund të lejohen të bëjnë video ose të bëjnë fotografi për të përhapur efektin parandalues.