
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

“Tani më shumë se kurrë”, një tjetër vend kërkon anëtarësimin në BE

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Mars 2022

Përfaqësuesi i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelko Komshiq, u dërgoi një letër zyrtarëve më të lartë të Komisionit Evropian, për t’iu kërkuar që “të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat Bosnje-Hercegovinës”.
Letra, në adresë të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionarit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i referohet fillimisht pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Tani më shumë se kurrë, nevojitet një unitet evropian dhe një sinjal i qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, ndërsa vendet që e përbëjnë atë do të jenë anëtare të padiskutueshme të BE-së në të ardhmen”, shkroi Komshiq në letër. Ai shtoi se vizioni i Bosnjës në BE bazohet në Strategjinë e Politikës së Jashtme të këtij vendi.
Komshiq po ashtu kujtoi se Komisioni Evropian ka paracaktuar 14 kushte që do ta përafronin Bosnjën me bllokun evropian. “Një pjesë e kushteve kyçe është plotësuar, ndërsa për fat të keq një pjesë nuk është, por nëse marrim parasysh se dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjën do të krijonte një mjedis të ri dhe do të jepte një tjetër konfirmim të pandashmërisë dhe sovranitetit të vendit tim, atëherë sigurisht se do të kishte disa efekte pozitive në sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjës, por edhe të rajonit të përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor”, tha Komshiq.
Kushtet që duhet t’i plotësojë Bosnja kanë të bëjnë kryesisht me funksionimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit. Bosnja ka të nënshkruar vetëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka shprehur shqetësimin se kriza e shkaktuar nga ky konflikt, mund të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor. Paraprakisht, Borrell ka thënë se situata në Bosnje “është më shqetësuese” se kurrë.
Përpjekje për ndarjen e këtij vendi ka bërë lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili është edhe anëtar i presidencës trepalëshe. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Më të lexuarat


Foli pro Ukrainës, merret vendimi drastik për gazetarin rus

Raketa ruse godet Ukrainën, gazetari rrëfen përjetimin: Ishte një shpërthim gjigant

"Është kërcënim për të dhënat personale", në SHBA bëjnë thirrjen e fortë: Ndaloni aplikacionin Tik Tok

Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi, por këtë herë do të jetë ndryshe

Inspektimet bërthamore/ SHBA i bën thirrjen e fortë Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë mes dy vendeve

E mban gjithmonë me vete/ Putin në gatishmëri, shfaqet sërish me "çantën bërthamore"

Nga gjaku te salca/ Vrau dhe i treti trupat në acid, arrestohet vrasësi i “Ndraghetës”, ja si kamuflohej në Francë

Gjithçka e përgatitur? "Plasin" teoritë konspirative: Ja përse u arrestua "koka" e Cosa Nostra-s

Del në ankand telefoni i gjeneratës së parë të "iPhone", nuk do e besoni dot çmimin që i është vendosur

Mbështet ofensivën ruse, Ukraina dhe Perëndimi i bëjnë thirrjen e fortë BE-së për aktorin e Hollywood-it Steven Seagal
