BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

Të dyja vendet kanë shpallur gjendjen e luftës/ Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan. Cila është arsyeja e përplasjeve 30- vjeçare dhe roli i grupit të “Minskut”

Të dyja vendet kanë shpallur gjendjen e luftës/ Rindizet

Prej 30 vjetësh zien konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut. Tani sërish kanë filluar luftimet, me viktima nga të dyja palët. Ndërkombëtarët kërkojnë armëpushim të menjëhershëm.

Pas fillimit të luftimeve të ashpra në rajonin e Nagorni Karabakut të dielën, të dyja vendet kanë shpallur tani gjendjen e luftës. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve, afp të hënën në mëngjes kanë humbur jetën 32 “separatistë” armenë në luftimet që po vazhdojnë në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur “tejet i shqetësuar” për rindezjen e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ai kërkoi “me urgjencë” nga të dyja palët të ndalin menjëherë veprimet ushtarake dhe “pa vonesë” të rifillojnë bisedimet. Edhe qeveria amerikane ka këkuar fundin e luftimeve. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit janë vendosur kontakte me të dyja palët në konflikt dhe është kërkuar ndalimi i menjëhershëm i luftimeve për të ndalur një shkallëzim edhe më të madh të konfliktit.(E akt. 28.09.)

Palët akuzojnë njëra tjetrën

Siç njoftoi të dielën (27.09) korrespondenti i Deutsche Welles në Erivan, kryeqytetin armen, ishin mbledhur në qendër turma njerëzish të gatshëm për të shkuar në frontin e luftës. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashijan është shprehur po të dielën në televizionin armen, se “regjimi autoritar i ka shpallur sërish luftë popullit armen”. Ai ka shtuar se “ndodhemi para një lufte të plotë në Kaukazin Jugor”.

Të dielën Pashijan ka bërë të ditur se në twitter, se „pala armene” ka shkatërruar dy helikopterë azerbajxhanas dhe tre drone armene. Nuk ka të dhëna të sigurta, nëse goditja është kryer nga ushtria armene apo rebelët në Republikën e vetëshpallur të Nagorni Karabakut. Sipas rebelëve sulmet kanë filluar nga Azerbajxhani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria ka filluar vetëm një “kundërofensivë” për të ndaluar “aktivitetet ushtarake të Armenisë” në rajon.

Ushtria azerbajxhanase ka bombarduar rajonin e banuar me shumicë armene të dielën në mëngjes, thonë rebelët. Aty janë goditur edhe objektiva të kryeqytetit rajonal, Stepanakert të Nagorni Karabakut. „Kjo nuk ka ndodhur që në vitet 90-të”, i ka thënë Deutsche Welles gazetarja e ARD-së dhe njohësja e rajonit, Silvia Stöber. Sipas Stöber, Turqia e mbështet më shumë Azerbajxhanin e „kjo mund të ketë motivuar udhëheqjen në Azerbajxhan të shkallëzojë situatën. Këto konsoderohen si luftimet më të ashpra që prej 30 vjetësh.

Reagime ndërkombëtare: Armëpushim i menjëhershëm

Luftimet kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Rusia u ka bërë thirrje palëve për armëpushim të menjëhershëm në rajon. Kurse Franca ka apeluar, ashtu si BE, që si Armenia edhe Azerbajxhani të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve.

Nën drejtimin e Francës, Rusisë dhe SHBA, grupi i ashtuquajtur, grupi i Minskut i OSBE përpiqet të negociojë që nga viti 1994, por bisedimet megjithatë nuk kanë sjellë rezultat. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pas shpërthimit të konfliktit luftarak ka kërkuar uljen e menjëhershem të armëve. Maas është i alarmuar për përplasjen masive mes dy vendevde dhe raportimet për viktima civile. Turqia i ka bërë thirrje Armenisë të heqë dorë nga „qëndrimi armiqësor”. Ankaraja është aleat i rëndësishëm i Azerbajxhanit. /DW/