BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Bota

Të fshehtat e rënies në koma të Kadyrov, ja çfarë dinë shërbimet sekrete për shëndetin e udhëheqësit çeçen, videoja e dyshimtë se ai është shëndoshë e mirë dhe skenari i fundit se krahu i djathtë i Putinit ka vdekur

Të fshehtat e rënies në koma të Kadyrov, ja

Informacioni i rrjedhur nga shërbimet sekrete ukrainase për shëndetin e Ramzan Kadyrovit ka përfshirë internetin ditët e fundit. Të enjten, përfaqësuesi i shërbimeve sekrete, Andrei Yusov, raportoi se lideri çeçen është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, ndërsa dje u përfol se ai kishte rënë në koma, në një spital të Moskës, ku përshkruhej gjendja e tij si “kritike”. Kadyrov i është përgjigjur ditën e djeshme,përmes një video të publikuar në kanalin e tij Telegram. Nuk është e qartë, për shembull, ku është filmuar apo kur pasi pamjet mund të jenë dhe të vjetra. Në të ai mohon raportet për sëmundje, ai shihet duke ecur në një rrugë nuk dihet se ku dhe në shi, ndërsa videoja shoqërohet me frazën ironike: Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të kthjellojnë mendimet e tyre. Shiu është absolutisht freskues”. Në të njëjtën kohë, Kadyrov tha se ai “tashmë ka ecur 11 kilometra”. Para pak ditësh mediat e huaja si dhe ato ukrainase kanë cituar përfaqësuesin e shërbimeve sekrete të Kievit, Andriy Yusov, duke deklaruar se gjendja shëndetësore e Kadyrov është përkeqësuar ndjeshëm. Në fakt, gjithçka tregonte se shëndeti i tij i përkeqësuar nuk ishte për shkak të ndonjë dëmtimi në fushëbetejë, por për shkak të sëmundjeve. Madje u hodh hipoteza se atë e ka helmuar Putin.

Shëndeti i udhëheqësit çeçen

Raportet për shëndetin e Kadyrov, i cili është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ngjallën shqetësime dhe spekulime për pasardhësin e tij, veçanërisht nëse ai nuk do të shërohej. Disa  ekspertë argumentuan se Rusia mund të përpiqet të ruajë stabilitetin në rajon duke emëruar një pasardhës të besueshëm, ndërsa të tjerë kishin frikë se situata mund të çonte në rritjen e tensioneve dhe jostabilitetit. Ndërkohë, nuk u dhanë detaje për sëmundjet që e çuan liderin e Çeçenisë në këtë gjendje, ndërsa ky lajm i veçantë qarkulloi në rrjetet sociale ndërsa ka raportime të ngjashme në kanalet ruse dhe çeçene Telegram. Në të njëjtën kohë, pala ruse nuk konfirmoi zyrtarisht gjendjen e aleatit të ngushtë të Putinit. Një vit më parë, ish-zëvendëskryeministri çeçen, Akhmad Zakayev, i tha gazetës gjermane Bild se aleati i Kremlinit vuante nga një sëmundje e rëndë e veshkave  Vetë Kadyrov është përpjekur vazhdimisht të shuajë thashethemet për shëndetin e tij të sëmurë. Marsin e kaluar ai u rrëfeu të besuarve të tij më të afërt se nuk ishte i sëmurë. Raportet e publikuara deri më tani kanë paraqitur informacione kontradiktore për shëndetin e Kadyrov. “Disa thonë se ai tashmë ka vdekur, të tjerë se ai është në gjendje kritike dhe ra në koma për shkak të dështimit të rëndë të veshkave ose se ishte helmuar," shkroi në X Anton Gerashchenko , një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Disa kanale Telegram raportuan se Kadyrov vdiq gjatë fundjavës, por nuk ka asnjë provë për të vërtetuar këtë pretendim. Një gazetë ukrainase raportoi gjithashtu se lideri çeçen do të kishte vdekur, për të qenë të saktë të shtunën në mbrëmje, me orën e Moskës, pa dhënë megjithatë informacione të konfirmuara. Përgjigja e Kadyrov ndaj këtyre thashethemeve qëndron në publikimin e një videoje misterioze.

Një paralajmërim

Të vetmit që e lejuan veten të tërhiqnin pas Putinin, ishin Prigozhin dhe Ramzan Kadyrov. Tani vetëm i dyti ka mbetur gjallë. Pak ditë më parë, në lidhje me çështjen Surovikin, u përmend "metoda" e tij famëkeqe. Kur udhëheqësi çeçen ka prova ose dyshon për një të tradhti, ai nuk vepron menjëherë: ai do lë njerëzit e tij ta marrin në pyetje të dyshuarin për një kohë të gjatë, duke e lënë atë në izolim. Një "falje" mund të pasojë pas një periudhe shumë të gjatë heshtjeje, ose i dyshuari zhduket përgjithmonë. Për një kohë të gjatë në listën e pagave të Kremlinit, ai është njeriu që i duhet Putinit për të mbajtur larg makthin çeçen. Ishte ai dhe Akhmati i tij që i kishin ardhur në ndihmë rendit të vendosur në orët e lavdishme të grushtit të shtetit të Ëagnerit. Nuk kishte pasur gjakderdhje dhe tani kasapi i Groznit kënaqet me nekrologjitë ushtarake ndaj mercenarit, të cilit i kishte këshilluar të linte të qetë "ambiciet personale". Ndoshta më mendjemprehtë, udhëheqësi i ri çeçen e di se ai është i dobishëm, por jo i paprekshëm.