BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Të gjithë të fokusuar te vaksina, një tjetër vend nis testimin e një kandidati të mundshëm kundër koronavirusit

Të gjithë të fokusuar te vaksina, një tjetër vend nis

Tajlanda ka nisur testimin e një vaksine për koronavirus te majmunët pas rezultateve pozitive në minj, ka njoftuar ministri tajlandez për Edukim të Lartë dhe Hulumtime, Suvit Maesincee.

Maesincee ka thënë se hulumtuesit shpresojnë se do të kenë më shumë të dhëna rreth efektit të vaksinës, deri në muajin shtator.

“Ky projekt është për racën njerëzore, jo vetëm tajlandezët. Kryeministri Prayuth Chan-ocha ka theksuar se ne duhet ta zbulojmë vaksinën dhe t’i bashkohemi komunitetit që po punon në këtë drejtim”, ka thënë Suvit para gazetarëve.

Për vaksinën tajlandeze është përdorur acid ribonukleik, i cili shtyn qelizat e njeriut që të prodhojnë antigjene, të cilat aktivizojnë sistemin imunitar.

Kjo vaksinë është një prej të paktën 100 tjerave për të cilat po punohet në botë kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi. REL

Më të lexuarat