BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Bota

Të shtëna, disa të vrarë, në një qendër tregtare në Oklahoma, SHBA

Të shtëna, disa të vrarë, në një qendër
Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në OklahomaSipas Patrullës së Autostradës në Oklahoma, një burrë i veshur me të zeza, hapi zjarr brenda Walmart në Duncan, i cili ndodhet në 3393 North 81 Highway.
Departamenti i Policisë Duncan ka konfirmuar se sulmuesi është i vdekur.
 
Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së hënës (18.00 ora Shqiperi), dhe autoritetet erdhën në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta më vonë.
 
Shkollat publike në Duncan janë të gjitha të mbyllura pas këtij rasti.
 
“Si gjithmonë, ne jemi duke ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur stafin dhe studentët tanë. Në këtë kohë, të gjitha shkollat janë të mbyllura për shkak të këtij rasti”, thanë autoritete lokale.