
Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, “Apeli” dënon me 25 vite burg Arsen Stojkun, autori është mik i Licëve, ja si ndodhi ngjarja

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me ‘ultimatum’ në banesën e të shumëkërkuarit në Durrës, por ‘surprizohet’ nga ajo çfarë i gjen babait të tij

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

Tension shumë i lartë mes Koresë së Jugut, Rusisë, Kinës e Japonisë, avionët luftarakë të Putinit dhe Xi hyjnë në zonën e zbulimit të mbrojtjes ajrore, një shkëndijë dhe shpërthen lufta

Shkruar nga Alfrida Shanaj 1 Dhjetor 2022

Forcat ajrore të Koresë së Jugut kanë njoftuar ditën e djeshme se dy avion bombardues kinezë dhe gjashtë avionë luftarakë rusë kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të vendit. Si rrjedhojë dhe Koreja e Jugut ka marrë masat e nevojshme për një veprim të tillë. Dje rreth orës 05:50 të mëngjesit me orën lokale një avion H-6 Kinez ka fluturuar drejt brigjeve jugore dhe verilindore të Koresë së Jugut. Më pas autoritetet ushtarake bënë më dije së se po të njëjtë avion u kthyen përsëri në zonë por kësaj radhe nga Deti i Japonisë por të shoqëruar nga një bombardues me rreze të gjatë Tu-95 dhe avionë luftarakë Su-35. 2 bombardues kinezë H-6 hynë dhe më pas dolën nga zona e përmendur në brigjet jugore dhe juglindore të vendit në orën 5:50 të mëngjesit me orën lokale.
Tension i lartë në qiellin e Koresë
Në lidhje më këtë ngjarje Seuli deklaroi se gjitha kjo është pjesë e një parapërgatitje ajrore. “Ushtria jonë ka dërguar avionë luftarakë të forcave ajrore me qëllimin e një përgatitjes për një emergjencë të mundshme” u shprehën zyrtarët korean. Një zonë e mbrojtjes ajrore është një zonë ku vendet mund të kërkojnë që avionët e huaj të marrin masa të veçanta për identifikimin e tyre. Ndryshe nga hapësira ajrore e një vendi zona e mbrojtjes nuk ka rregulla ndërkombëtare që rregullojnë zonat e mbrojtjes ajrore. Moska nuk e njeh zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë. Pekini pohon gjithashtu se zona ndaj të gjitha vendet duhet të gëzojnë lirinë e lëvizjes në atë zonë. Sipas ligjit ndërkombëtar, vendet mund të krijojnë pretendime territoriale vetëm për 12 milje detare në kufi me tokën e tyre.
Alarmohet dhe Japonia
Kina dhe Rusia deklaruan se avionët e tyre ushtarak po kryenin stërvitje të përbashkët ushtarakë, por siç duket diçka e tillë ka vënë në alarm jo vetëm Seulin por dhe Japoninë. Forcat Vetëmbrojtëse Ajrore të Japonisë menjëherë kanë udhëzuar të gjithë njësitë ajrore që të jenë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjent si dhe për çdo lloj sulmi me qëllim vetëmbrojtje.
Kjo nuk është hera e parë
Një rast i tillë nuk është aspak i panjohur për Korenë e Jugut pasi në muajin gusht ky vend është gjendur përballë një situate të ngjashme. Tre muaj më parë avionët kinezë dhe rusë kryen një tjetër inkursion në hapësirën ajrore të Koresë. Ndërsa në vitin 2019 avionët ushtarakë të vendeve të lartpërmendura hynë në Kadiz me qëllim patrullim të përbashkët. Por diçka e tillë ishte e papranueshme për Korenë e Jugut ndaj dhe Forcat Ajrore të Koresë së Jugut u kundërpërgjigjen duke gjuajtur mijëra të shtëna paralajmëruese ndaj avionëve rusë dhe kinez. Në lidhje me ngjarje autoritetet kompetente ruse janë shprehur se ndërhyrja e aeroplanëve në hapësirën ajroje territorial të Koresë së Jugut nuk ishte e qëllimshme. Rusia gjithashtu ka mohuar shkeljen e hapësirës ajrore. Autoritetet në Moskë kanë deklaruar se bombarduesit e tyre e kanë zhvilluar stërvitjen mbi ujëra neutralë dhe kanë mohuar të jenë qëlluar nga avionët e Koresë së Jugut.
Koreja e Jugut në gatishmëri
Pasi kësaj forcat ushtarake të Koresë së jugut (JCS) Kanë deklaruar se do të mbajnë një qëndrim të vendosur gatishmërie për provokime të mëtejshme dhe raste të tilla ta ngjashme. Sakaq dhe forcat ajrore të Koresë së Jugut kryejnë një stërvitjet ajrore ku ishin të përfshirë rreth 240 avionë luftarakë të tipeve të ndryshme të cilët kryejnë rreth 1 mijë e 600 misione të përbashkëta. Me këtë stërvitje Koreja e Jugut jep qartë mesazhin se kjo shënon edhe shfaqjen më të fundit sfiduese të forcës ushtarake nga vendi i armatosur me armë bërthamore. Kujtojmë se Koreja e Jugut ka realizuar dhe stërvitje të përbashkëta me forcat ajrorë të SHBA. Veprim ky që nuk është pritur aspak mirë nga fqinja e saj Koreja e Veriut e cila e ka cituar një gjest të tillë si një kërcënim të hapur. Si rrjedhoje ajo ka kërcënuar dukë cituar se në rast nevoje nuk do të nguronte të lëshonte raketën balistike ndërkontinentale. “SHBA dhe Koreja e Jugut do të duhet të përballen me një rast të tmerrshëm dhe të paguajnë çmimin më të tmerrshëm në histori” janë shprehur zyrtarët Korean.
Më të lexuarat


Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

"Do të vras"/ E rëndë ajo që po i ndodh prokurorit që po heton Donald Trump

“Do t’i japin tre goditje forcave ruse”/ Aleati i Putinit shfaq hartën e Krimesë, tregon se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë: Ç'po bën armiku se pranvera po vjen?

Kim Jong-un teston dronin e ri bërthamor nënujor që mund të shkaktojë një “cunam radioaktiv”

Franca “në flakë” nga protestat, Macron anulon vizitën e Mbretit Charles: Nuk garantojmë dot sigurinë e tij

Gjendet objekti misterioz 6 muaj pas shpërthimit në Nord Stream

Tentativë për të “zmbrapsur” Rusinë, Macron dhe Von der Leyen bëjnë lëvizjen e papritur

A do të marrë pjesë Putin në samitin e Afrikës së Jugut? Reago Kremlini dhe zbulon si qëndron e vërteta

Çfarë ndodhi? Dikur ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit, sot në listën e më të kërkuarve nga Rusia, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Tragjike/ Një tjetër anije fundoset në Detin Mesdhe, raportohen 34 refugjatë të zhdukur
