BREAKING NEWS

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës, reagon Met Rrumbullaku

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës,
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e objektit të shkatërruar, dyshohet se...

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x

Bota

Tensione të shtuara/ Meloni e zemëruar me “kërcënimin” e Francës, i dërgon ultimatum: Qeveria të hedh poshtë deklaratat kundër meje

Tensione të shtuara/ Meloni e zemëruar me

Liderja e ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni, kërkoi shpjegim pasi një ministre e Francës sugjeroi se të drejtat mund të jenë në rrezik nën Qeverinë e re që pritet Meloni ta formojë. Partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura muajin e kaluar.

Ministrja për Çështje Evropiane e Francës, Laurence Boone, i tha të përditshmes Repubblica, se Parisi “do të vëzhgojë me vëmendje respektimin e vlerave dhe sundimin e ligjit” kur Qeveria e re italiane të nisë punën.

“Bashkimi Evropian veçse ka dëshmuar vigjilencën e tij ndaj shteteve të tjera, sikurse Hungaria dhe Polonia”, tha Boone, duke përmendur dy qeveritë euroskeptike që janë përplasur me Brukselin lidhur me të drejtat e njeriut.

Meloni, partia post-fashiste e së cilës fitoi zgjedhjet e 25 shtatorit, tha se këto deklarata duket se janë “një kërcënim i papranueshëm i ndërhyrjes kundër një anëtari sovran të BE-së”.

“Kam besim se Qeveria franceze menjëherë do t’i hedhë poshtë këto deklarata”, tha Meloni më 7 tetor, dhe shtoi se shpreson që gazeta “e krahut të majtë” ka keqinterpretuar deklaratat e Boones.

Meloni, një mbrojtëse e vlerave të familjes katolike, fitoi zgjedhjet si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë. Fitorja e saj, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, paraqet kërcënim ndaj të drejtave civile, duke nisur nga aborti e deri te martesat mes gjinisë së njëjtë. Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Ekzekutivi i ri italian pritet të formohet deri në fund të tetorit.