BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Bota

Tensionet e rritura dhe kërcënimi i Shteteve amerikane/ Irani i tregon forcën SHBA-së, i gjuan me raketë... (VIDEO)

Tensionet e rritura dhe kërcënimi i Shteteve amerikane/ Irani i tregon

Garda Revolucionare Paraushtarake e Iranit ka gjuajtur një raketë nga një helikopter me shënjestër ndaj një kopje të avion mbajtësve amerikane në ngushticën strategjike të Hormuz.

Ky ushtrim ushtarak i quajtur “Profeti Muhamed 14” u mbajt pranë kësaj ngushtice, si një korsi jetësore transporti për 1/5 e prodhimit global të naftës. Televizioni shtetëror irainian raportoi stërvitjen drejtëpërdrejt, e cila ka si qëllim kërcënimin e SHBA, pas tensioneve të rritura mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Marina amerikane e ka dënuar ushtrimin ushtarak si ‘të papërgjegjshëm dhe të pamatur’. Ky ushtrim vjen një ditë pasi imazhet satelitore treguan se transportuesi i aeroplanit po tërhiqej nga një rimorkio në ngushticë nga qyteti port iranian i Bandar Abbasit.