Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Tensionet Greqi – Turqi në Mesdhe, kancelarja Merkel telefonon sërish Erdogan (Detajet)

Tensionet Greqi – Turqi në Mesdhe, kancelarja Merkel telefonon

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komunikuar online me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas CNN Turk, të dy udhëheqësit kanë diskutuar situatën në Mesdheun Lindor dhe tensionet e krijuara me Greqinë.

Siç bëjnë me dije mediat turke Presidenti turk i ka thënë kancelares gjermane se vendet anëtare të BE duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor.


Pjesë e kësaj bisede mes Merkel dhe Erdogan ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavu?o?lu, Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan.

Ende nuk dihen detajet e tjera që janë diskutuar në këtë komunikim mes tyre por duket se Turqia insiston në vendimin e saj për kërkimin e gazit në rajonin e mesdheut e cila është kthyer në “mollë sherri” me qeverinë greke.