BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Bota

Tensionet mes fuqive të mëdha, çfarë i 'bëri bashkë' SHBA-në, Rusinë dhe Kinën?

Tensionet mes fuqive të mëdha, çfarë i 'bëri

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu bashkua ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Kinës në një takim të premten me diplomatë të lartë nga Azia Juglindore, në një kohë kur fuqitë globale janë të përçara nga tensionet.

Samiti i Azisë Lindore i takimeve të vazhdueshme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në kryeqytetin e Kamboxhias ishte hera e parë që tre liderët planifikuan të merrnin pjesë në të njëjtin forum.

Shoqatën e Kombeve të Azisë Lindore e përbëjnë: Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda, Brunei, Birmania, Kamboxhia, Laosi dhe Vietnami.

Samiti i Azisë Lindore përfshin liderët e këtyre dhjetë vendeve, si dhe të Australisë, Indisë, Kinës, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Rusisë, Japonisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet burg basketbollisten amerikane, Brittney Griner, nën akuzat për kontrabandë droge, në një çështje të ngarkuar politikisht mes antagonizmave mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Kina, ndërkohë, ka shfaqur zemërim për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi këtë javë në Tajvan – një ishull vetëqeverisës që Pekini e pretendon si të tijin – dhe si kundërpërgjigje nisi stërvitjet ushtarake për demonstrimin e forcës.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi përshëndeti ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov në sallën e takimit.

Blinken, i cili hyri i fundit në takim nuk u përshëndet me Lavrovin, teksa zuri vendin e tij disa karrige më larg, ose nga Wang i cili ishte ulur edhe më larg në të njëjtën tavolinë si Lavrov.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Blinken nuk kishte në plan të takohej kokë më kokë me asnjërin prej tyre gjatë rrjedhës së takimeve.

Të enjten, Kina anuloi një takim të ministrave të jashtëm me Japoninë për të protestuar ndaj një deklarate të Grupit të shtatë vendeve që thoshte se nuk kishte asnjë justifikim për stërvitjet ushtarake të Pekinit, të cilat praktikisht rrethojnë Tajvanin

"Japonia, së bashku me anëtarët e tjerë të G7 dhe BE-së, bënë një deklaratë të papërgjegjshme duke akuzuar Kinën dhe duke ngatërruar të drejtën me të gabuarën", tha në Pekin zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.

Kur ministri i Jashtëm i Japonisë, Hayashi Yoshimasa filloi të fliste të premten në Samitin e Azisë Lindore, Lavrov dhe Wang u larguan nga dhoma, sipas një diplomati në dhomë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kryesuesi i Samitit të Azisë Lindore, ministri i Jashtëm kamboxhian, Prak Sokhonn, hapi bisedimet duke thënë se shpresonte që të gjithë delegatët ta përdornin forumin si një "mjet angazhimi dhe komunikimi" me njëri-tjetrin.

"Çdo vit ne kemi grupin tonë të sfidave për të adresuar, por më duhet të them se kurrë më parë, jo si këtë vit, nuk jemi përballur me kaq shumë rreziqe në të njëjtën kohë", tha ai para mediave, para se të niste takimi me dyer të mbyllura./REL/