BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Bota

Lindja e Mesme, Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet armëpushim

Lindja e Mesme, Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse

Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës nëse arrihet armëpushim, citohet të ketë thënë më 18 nëntor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, u tha Erdogan gazetarëve që gjendeshin në avionin me të cilin lideri turk po kthehej nga Gjermania.

Izraeli deri më tani ka refuzuar thirrjet për armëpushim, duke thënë se do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës deri sa të shkatërrojë Hamasin – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian  dhe të lirojë pengjet e marra nga Hamasi.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit. Sulmuesit e Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen 240 të tjerë.

Mbi 11.400 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Në shifrat për viktimat, të prezantuara nga autoritetet palestineze, nuk bëhet dallimi mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra sulmues të Hamasit.

“Ne do të bëjmë përpjekje të rindërtojmë infrastrukturën e dëmtuar në Gazë dhe të rindërtojmë shkollat e shkatërruara, spitalet dhe ndërtesat e ujit dhe energjisë”, citohet të ketë thënë Erdogan.

 

Më të lexuarat