
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Tensionet në veri/ Reagon ashpër Rusia dhe shpërthen në akuza ndaj Perëndimit: Të ndalë propagandën dhe të mos i fajësojë serbët për incidentet në Kosovë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Maj 2023

Rusia kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij pasi 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.
“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Rusia, që është aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
KFOR tha të martën se tre ushtarë janë plagosur me armë zjarri dhe se dhuna e shkaktuar të hënën në Zveçan nga “turma agresive” ka qenë “e paprovokuar”.
Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.
Më 29 maj, protestuesit serbë kundërshtuan kryetarët e rinj serbë dhe kërkuan tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar veprimet e Kosovës dhe kanë cilësuar “hyrje me forcë” shkuarjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj.
Bashkimi Evropian ka kërkuar që Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, si një hap i parë për të shtensionuar situatën.
Serbia ndërkaq ka kërkuar që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga veriu.
Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre për të dërguar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, nën përcjelljen e policisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dhunën në veri më 29 maj ka akuzuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.
Më të lexuarat


Sulmet në Veri, Vuçiç i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Se njohim kurrë Kosovën, na vrisni që të gjithëve po të doni

Vuçiç: Duan të na bëjnë fajtor për vrasjen e policit të Kosovës, ja pse serbët u ngujuan në Manastir

Pas sulmit në veri të Kosovës, reagon për herë të parë Vuçiç

Ndizen qirinj në Kosovë në nder të dëshmorit Afrim Bunjakun! Të pranishëm qindra qytetarë dhe zyrtarë

Tensionet në veri, Borrell bisedë telefonike me Vuçiç dhe Kurtin

Ministri Svelça: Në manastir po identifikohen pelegrinët nëse janë të infiltruar me grupin terrorist

Sulmi ndaj Policisë në Kosovë, dalin pamjet e arrestimit të një agresori serb në Veri

Serbët e armatosur fshihen prej orësh, Policia e Kosovës ndërhyn në manastirin e Banjskës

Përgjaket veriu i Kosovës, Osmani mesazh policëve: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm forcojnë vendosmërinë për misionin tonë

Vrasja e policit në veri të Kosovës, homazhe për efektivin e rënë në detyrë
