BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Bota

Tensionet në veri të Kosovës, deklarata e fortë e ekspertes ruse: Po bëhet gjithmonë e më e vështirë për Beogradin të...

Tensionet në veri të Kosovës, deklarata e fortë e ekspertes

Një analiste ruse Anastasija Malesheviç, ka deklaruar se në situatën aktuale me Kosovën, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Beogradin të mbrojë pozicionin e tij aktual ndaj krizës ukrainase dhe sanksioneve kundër Rusisë.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA mund të bëjnë presion mbi Prishtinën për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë, duke lejuar, për shembull, të mos aplikojë masat e reciprocitetit sipas dokumenteve të përkohshme kundër serbëve të Kosovës”, thotë Malesheviç, e cila është pjesë e Institutit të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

“Në këto rrethana, po bëhet më e vështirë për Beogradin të mbrojë pozicionin e tij aktual ndaj krizës ukrainase dhe sanksioneve anti-ruse,” është shprehur ajo.

Sipas ekspertes ruse, i ashtuquajturi reciprocitet është bërë doktrinë politike e Kosovës në vitet e fundit dhe administrata e kryeministrit Albin Kurti po promovon me qëllim forma të ndryshme të reciprocitetit.

“Dështimi i Brukselit si ndërmjetës për të ndikuar te shqiptarët e Kosovës dhe për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit, minon besueshmërinë e Bashkimit Evropian në sytë e Serbisë. Gjithnjë e më shumë, marrëveshjet e Brukselit dhe Minskut krahasohen si dy përpjekje të dështuara për zgjidhjen e krizës, ku BE-ja veproi si ndërmjetës dhe nuk arriti të ndikojë në palën e kontrolluar për ta bindur atë të përmbushë pjesën e saj të detyrimeve”, deklaroi ajo.